Home / Lajme / Maqedoni / Po vjen ‘gardiani’ i vetëdeklaruar i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

Po vjen ‘gardiani’ i vetëdeklaruar i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

22 janar-
Hashim Thaçi vizitën e tij të fundit në Maqedoni në cilësinë e kryeministrit e kishte realizuar në vitin 2012, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Ai mbahet mend me deklaratën e tij të fuqishme se ai si kryeministër dhe Kosova do të jenë gardianë të drejtave të shqiptarëve, kurdo që të jetë nevoja

Hashim Thaçi, aktualisht ministër i jashtëm i Kosovës sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Kjo është vizita e parë në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm, ndërsa vite më parë ai kishte zhvilluar vizita të radha si kryeministër në Shkup, përmes së cilave ishin përcjellur mesazhe për bashkëpunim ndërshtetëror dhe realimin e projekteve të përbashkëta midis dy vendeve, por edhe çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Hashim Thaçi vizitën e tij të fundit në Maqedoni në cilësinë e kryeministrit e kishte realizuar në vitin 2012, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Ai mbahet mend me deklaratën e tij të fuqishme se ai si kryeministër dhe Kosova do të jenë gardianë të drejtave të shqiptarëve, kurdo që të jetë nevoja.

“Në emër të Kosovës, përcjell tek ju vullnetin e Kosovës, se të jeni të sigurt dhe se Kosova siguron dhe garanton se do të jetë gardiani i të drejtave tuaja kurdo që të jetë nevoja, sepse ju e ndihmuat shumë Kosovën. Ne, sot po i përmirësojmë padrejtësitë që ndodhën ndaj nesh”, ishte deklarata e Thaçit e bërë në 26 nëntorin e 2012 në manifestimin e organizuar në Shkup.

Shqiptarët në Maqedoni janë kurreshtarë se cilët do të jenë mesazhet e ish-kryeministrit Thaçi dhe se çfarë parasheh agjenda e tij.A do të jenë tonet e tij të përafërta me ato të tre viteve më parë, duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të shqiptarëve në Maqedoni.

Sipas agjendës së publikuar, gjatë qëndrimit në Shkup, ministri i jashtëm Thaçi do të nis takimet me ministrin e jashtëm Nikola Popovski, presidentin Gjorgje Ivanov , kryeministrin Nikola Gruevski.

Në komunikatën e MPj-së të Kosovës theksohet se në këto takime do të bisedohet për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, rajonal si dhe do të nënshkruhen disa marrëveshje bilaterale.

Zëvendëskryeministri Thaçi, pasdite do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, për të vazhduar më pas vizitën në Tetovë, ku në takime të ndara do të pritet nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *