Home / Lajme / Maqedoni / Polici me vëllaun e tij rrahin dy persona në Shkup

Polici me vëllaun e tij rrahin dy persona në Shkup

06 Janar – Siç informojnë nga policia rrahja ka ndodhur në “rrugën e plastikave” ku për shkak të hesapeve të pa përfunduara efektivi i policisë së bashku me vëllain e tij i kanë rrahur dy personat nga lagjja e Hasanbegut.

Një polic i stacionit policor Bita Pazar së bashku vëllain e tij dje kanë rrahur dy persona.

Siç informojnë nga policia rrahja ka ndodhur në “rrugën e plastikave” ku për shkak të hesapeve të pa përfunduara efektivi i policisë së bashku me vëllain e tij i kanë rrahur dy personat nga lagjja e Hasanbegut.

Për shkak të lëndimeve, që kishin karakter serioz, dy të rrahurit menjëherë janë transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup, ndërsa dy vëllezërit ishin larguar nga vendngjarja. Nga policia kanë informuar se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe se vëllezërit janë arrestuar, kurse ndaj tyre do të ngritet edhe padi adekuate.

Për rastin është informuar edhe sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *