Home / Lajme / Maqedoni / Policia dhe komuna nuk kanë kapacitet të përballen me kaosin

Policia dhe komuna nuk kanë kapacitet të përballen me kaosin

13 janar-Krahas neglizhencës së institucioneve përgjegjëse poashtu pjesë e përgjegjësisë janë edhe qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët parkojnë veturat aty mu së miri u konvenon dhe ku janë më afër vendit ku kanë punë, e ndërkohë se e bllokojnë rrugën ata nuk mbajnë llogari. Kështu ata në të njejtën kohë pamundësojnë që edhe ata qytetarë që me të vërtetë kanë nevojë që të mos mund të arrijnë në kohë, sidomos në spital dhe institcuione tjera

Policia dhe komuna e Tetovës nuk kanë kapacitet që të përballen me kaosin që mbizotëron në rrugët e Tetovës. Kaosi në komunkacion i cili është duke mbizotëruar me javë të tëra në qytetin e Tetovës , ka bërë që veturat të parkohen në rrugë duke u shmangur nga vendparkimet e caktuara, të cilët poashtu janë të pakta në qytet.
Mos pastrimi i tërësishëm i parkingjeve, lënia në skaje të rrugës të borës dhe mosfunksioniimi i veturës së merimangës me javë të tëra e ka vështirësuarë edhe më shumë komunkacionin në qytetin e Tetovës, raporton Tv Koha.

Situata e këtillë duket se ka bërë që qyteti të paralizohet kurse rrugët të bëhen të pakalueshme. Bashkërisht për këtë situatë gishti drejtohet tek policia rrugore dhe sektori i komunikacionit të cilët nuk janë në nivel të detyrës dhe vështirë mund të përballen me kaosin në komunikacion, sidomos me veturat të cilët parkohen pothuajse në mes të rrugës, njofton Tv Koha.

Nga Policia Rugore gjegjësisht kryeshefi i Stacionit Policor për Siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë Besir Qamili thotë se policia për siguri në komunkacion është e pranishme në qytet dhe në bazë të kapaciteteve të saj është duke bërë rregullimin e komunikacionit.

Sipas tij, policia rrugore ka asistuar në të gjitha aksionet e komunës së Tetovës për të pastruar rrugët dhe ajo deri më tash ka ndodhur në rrugën para spitalit të Tetovës dhe përballë postës.

Por gjendja më kaotike është në bulevardet kryesore atë të Ilindenit dhe Ilirija të cilët gjithnjë janë shndëruar në vendparkime.Ne kemi edhe policë të cilët asistojnë edhe me automjetin e merimangës por nga reshjet e e borës e deri ditën e premte e nejta nuk ka funksionuar.

“Ne gjatë gijthë kohës jemi duke i larguarë edhe ata që parkohen në rruë dhe jemi munduar që të rregullojmë komunikacionin që I njejti të zhvillohet në mënyrë normale, mirëpo qyteti I Tetovës është një qytet ku ka shumë vetuara dhe ardhja e mërgimtarëve e ka vështirësuar edhe punën tonë në rregullimin e komunakcionit” thotë Besir Qamili kryeshef I stacionin policor për siguri në komunacionin rrugor.

Nga kamuna e Tetovës nuk aritëm që të marrim një pronocim zyrtarë pasi që udhëheqësi I sektorit për komunkacion Hysein Demiri ishtë në udhëtim zyrtarë por ajo çka dihet është se vetura e merimangës ka një kapacitet që në ditë të transportojë nga 7 deri në 10 vetura por e njejta shpesh është në defekt.
E njejta gjatë ditës së sotme kishte dalur në teren, transmeton Tv Koha.

Krahas neglizhencës së institucioneve përgjegjëse poashtu pjesë e përgjegjësisë janë edhe qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët parkojnë veturat aty mu së miri u konvenon dhe ku janë më afër vendit ku kanë punë, e ndërkohë se e bllokojnë rrugën ata nuk mbajnë llogari.
Kështu ata në të njejtën kohë pamundësojnë që edhe ata qytetarë që me të vërtetë kanë nevojë që të mos mund të arrijnë në kohë, sidomos në spital dhe institcuione tjera./Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *