Home / Lajme / Maqedoni / Prishtina dhe Shkupi përuruan qendrën e kontaktit të policisë kufitare

Prishtina dhe Shkupi përuruan qendrën e kontaktit të policisë kufitare

23 janar-Ministri kosovar Skender Hyseni e përshëndeti hapjen e Kontakt qendrës së përbashkët duke potencuar se bashkëpunimi i të dy policive është në linjë të epërme dhe se është nga interesi i përbashkët për intensifikimin e saj në periudhën e ardhshme

Në vendkalimin kufitar Bllacë midis Kosovës dhe Maqedonisë sot u përurua hapja e Qendrës së Kontaktit të policive kufitare të të dyja vendeve. Në këtë ceremoni morën pjesë ministrat e brendshëm të të dy vendeve.

“Pas punës provuese disamujore sot vetëm mund të konstatojmë se nga aspekti teknik Kontakt qendra funksionon në mënyrë të shkëlqyeshme , që do të thotë se nëpunësit policor nga të dyja palët e kufirit së bashku në këto hapësira do të mund të kryejnë detyra nga fusha e punës së tyre, të këmbejnë informata ndërsa janë në funksion të zgjidhjes më të shpejtë të situatave kontestuese të caktuara të cilat sipas natyrës mund të paraqiten në vendkalimet kufitare”, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska.

Sipas Jankulloskës praktika e deritanishme tregoi se kjo qendër madje edhe në periudhën provuese ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer, përkatësisht falënderim i këmbimit të informatave të zbuluara në disa vepra penale, janë zgjidhur edhe disa situata kontestuese. Jankulloska ka konstatuar se iniciativat e tilla nga bashkëpunimi i përbashkët kontribuojnë në përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore por plotësisht edhe për bashkëpunim më të mirë policor.

“Ky vendkalim kufitar është njëri nga vendkalimet më frekuente, gjatë vitit kalojnë mbi dy milionë udhëtarë, ndërsa prej këtu çdo lehtësim i procedurave çdo aktivitet plotësues i cili nëpunësve policor do t’ua shkurtojë orarin e veprimit është nga interesi edhe për ne si kompetentë zyrtar për zbatimin e ligjit, për nëpunësit policor të cilët i kryejën detyrat e tyre dhe kuptohet më së shumti për qytetarët të cilët kalojnë në këtë vendkalim”, deklaroi Jankulloska.

Ajo dërgoi falënderim deri te misioni i OSBE-së në Maqedoni për ndihmë në përgatitjen e kësaj Kontakt qendre të përbashkët dhe kontribuoi për funksionalitetin e saj të tërësishëm.

Ministri kosovar Skender Hyseni e përshëndeti hapjen e Kontakt qendrës së përbashkët duke potencuar se bashkëpunimi i të dy policive është në linjë të epërme dhe se është nga interesi i përbashkët për intensifikimin e saj në periudhën e ardhshme.

Për shefin e misionit të OSBE-së në Maqedoni, Ralf Breth ngjarja e sotme paraqet sukses material konkret në luftën kundër kërcënimeve transnacionale mes të dy vendeve, si dhe shembull i shkëlqyer për bashkëpunim dhe besim të përbashkët.

“Misioni i OSBE-së në Shkup tërësisht përkushtohet në dhënien e përkrahjes për aktivitetet e ardhshme në qendrën dhe në promovimin e praktikave më të mira në rajon për ballafaqim adekuat me çështjen e kërcënimeve transnacionale”, theksoi ambasadori Breth.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *