Home / Lajme / Maqedoni / Pritet zbardhja e emrave të tre funksionarëe për aferën korruptive “Telekomin Maqedonas

Pritet zbardhja e emrave të tre funksionarëe për aferën korruptive “Telekomin Maqedonas

22 janar-Tërë skema korruptive kishte ndodhur në vitet 2005 – 2006. Aktakuza bën të ditur se përmes korruptimit të zyrtarëve vendor, për dy vite ishte shtyer zbatimi i Ligjit për komunikime elektronike, që mundësonte dhe lejonte hyrjen në treg të operatorit të tretë të telefonisë celulare.

Pritet zbardhja e emrave të tre funksionarëve në Maqedoni për rastin korruptiv të njohur si ‘mitmarrje në Telekomin e Maqedonisë”.

Rasti korruptiv është hapur për hetime në dhjetor të 2011 dhe është drejt fundit, ndërsa të akuzuar janë ish-drejtorët e Maxhar Telekom, Elek Shtraub, Tomas Morvai dhe Andrash Ballog, shkruan portali Prizma.

Ata në aktakuzë nënvizohet se kanë korruptuar dhe i kanë dhënë mito funksionarëve shtetëror në Maqedoni, mes të cilëve bëhet fjalë edhe për një funksionarë të lartë nga radhët e partisë në pushtet BDI. Atyre u janë dhënë 4 milionë euro që kjo kompani të ruajë fitimet e saj dhe të parandalohet nga zyrtarët qeveritarë të Maqedonisë hyrja e ndonjë konkurrence të re në Maqedoni.

Paratë ishin paguar për shërbime konsultative edhe ate përmes një kompanie në Qipro.

Tërë skema korruptive kishte ndodhur në vitet 2005 – 2006. Aktakuza bën të ditur se përmes korruptimit të zyrtarëve vendor, për dy vite ishte shtyer zbatimi i Ligjit për komunikime elektronike, që mundësonte dhe lejonte hyrjen në treg të operatorit të tretë të telefonisë celulare.

Ligji ishte sjellë në 2005, ndërsa operatori i tretë u lejua që të hyjë në treg që në vitin 2007.

Në Maqedoni për këtë rast ishin ngritur kallëzime penale kundër katër shtetasve të huaj, edhe ate që në dhjetor të 2008, ndërsa disa vite më përpara SHBA kishte ndjekur rastin duke u thirrur në Ligjin për praktikat e jashtme korruptive në SHBA, për shkak se periudha kur ka ndodhur akti korruptiv, Maxhar Telekom si degë e Deutsche Telecom bursohej edhe në Bursën Amerikane.

Edhe në Maqedoni ishte hapur ky proces gjyqësor kundër katër ish-zyrtarëve të Telekomit të Maqedonisë, gjegjësisht drejtorëve të caktuar nga Deutsche dhe Maxhar Telekom, por vazhdimisht është prolonguar ky proces. (INA)

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *