Home / Lajme / Maqedoni / Profesorët kërkojnë tërheqjen e plotë të ndryshimeve ligjore

Profesorët kërkojnë tërheqjen e plotë të ndryshimeve ligjore

7 janar- Përmes një kumtese, profesorët kërkojnë nga Kryeministri të tërhiqet nga propozim-ndryshimet në Ligjin për arsim të lartë.
“I nderuari Kryeministër i Republikës së Maqedonisë. Plenumi i Profesorëve me kënaqësinë më të madh Ju kumton se ka një sugjerim për propozim-ndryshimet në Ligjin për arsim të lartë: Tërhiqeni menjëherë”, thonë nga Plenumi i Profesorëve.

Plenumi i Profesorëve i vlerëson si zgjidhje parciale disa nga vërejtjet e pranuara nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit për provimin shtetëror. Përmes një kumtese, profesorët kërkojnë nga Kryeministri të tërhiqet nga propozim-ndryshimet në Ligjin për arsim të lartë.
“I nderuari Kryeministër i Republikës së Maqedonisë. Plenumi i Profesorëve me kënaqësinë më të madh Ju kumton se ka një sugjerim për propozim-ndryshimet në Ligjin për arsim të lartë: Tërhiqeni menjëherë”, thonë nga Plenumi i Profesorëve.

Ditë më parë Qeveria dhe Ministria e Arsimit, njoftuan se kanë pranuar disa nga propozimet e paraqitura në debatin publik. Është pranuar propozimi nga universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, që studentët të mund t’iu nënshtrohen provimeve nga gjysma e lëndëve të vitit të tretë, pavarësisht a e kanë dhënë njërën pjesë të provimit shtetëror apo jo, në fund të vitit të dytë. U pranua edhe propozimi i Universitetit të Evropës juglindore për implementimin e regjistrit publik të autorëve dhe punimeve të tyre shkencore, të publikuara në revistat ndërkombëtare shkencore të cilat janë pjesë e bazës “Web of science”. Nga ministria theksuan se janë pranuar edhe disa propozime të tjera, mes të cilave edhe propozimi i Universitetit të Evropës Juglindore për avancimin e kapaciteteve për vlerësim të studentëve. Njëri nga propozimet është që për programet studimore në fushën e historisë kombëtare, linguistikës dhe artit, të mos vlejnë dispozitat e ligjit në pjesën e harmonizimit të përmbajtjes së tyre, ngjashëm me ndonjë nga 50 universitetet me kualifikim më të lartë në listën e Shangait. Kryeministri Gruevski ditë më parë paralajmëroi vazhdimin e debateve publike, njëkohësisht duke shprehur gatishmëri për tërheqje nga ligji, por jo edhe nga reformat. Nga ana tjetër, Plenumi i Profesorëve dhe ai i Studentëve, vazhdojnë të bojkotojnë debatet publike dhe kërkojnë tërheqjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit nga kjo masë. Përndryshe, paralajmërojnë protesta të reja edhe më masive, bojkot, mos bindje qytetare dhe rezistencë.alsat

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *