Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria ndërroi mendje për Vranishkovskin, mbetet në burg

Prokuroria ndërroi mendje për Vranishkovskin, mbetet në burg

20 Janar – Vranishkovski duhej të lirohej mbrëmjen e së hënës, por Prokuroria njoftoi parashtrimin e ankesës, në momentet e fundit të afatit që skadonte në orën 16 e 30.

Prokuroria ka ndërruar mendje momentin e fundit dhe ka ankimuar vendimin e Gjykatës për lirimin nga burgu të peshkopit Jovan Vranishkovski.

Prokuroria deklaroi se duhet të rishikohen rrethanat e lirimit të peshkopit, si dhe nëse do të përmbushen qëllimet e lirimit.

Prokuroria vlerësoi se kanë ndryshuar rrethanat që tregojnë se i dënuari mund të kryejë sërish vepra penale në të ardhmen dhe në këtë mënyrë të mos justifikojë vendimin për lirimin e tij.

Tani që Prokuroria ka dorëzuar ankesë, duhet të vendosin instancat më të larta gjyqësore.

Vranishkovski duhej të lirohej mbrëmjen e së hënës, por Prokuroria njoftoi parashtrimin e ankesës, në momentet e fundit të afatit që skadonte në orën 16 e 30.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *