Home / Lajme / Maqedoni / Propozim-amendamentet kushtetuese para Komisionit kuvendor

Propozim-amendamentet kushtetuese para Komisionit kuvendor

9 janar-Sot, në Komisionin për çështje kushtetuese do të shqyrtohen tetë propozim-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës. Bëhet fjalë për një tekst të ripërpiluar pas shqyrtimit të vërejtjeve të Komisionit të Venecias, por që sipas ekspertëve, përsëri do të shkaktojë polemika dhe pakënaqësi

Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese sot do t’i shqyrtojë propozimet e tetë amendamenteve të Kushtetutës për të cilat duhet të prononcohet Kuvendi në seancën e caktuar për më 20 janar.
Versionin e fundit të propozim-amendamenteve Qeveria e dorëzoi në Kuvend në fund të muajit dhjetor 2014.Me ndryshimet Kushtetuese propozohet që martesa të definohet vetëm si bashkësi ekskluzivisht mes një femre dhe një mashkulli, ndërsa të drejtat juridike në bashkëshortësi, familje dhe bashkësi jashtë kurore të definohen me ligj i cili do të miratohet vetëm me dy të tretat e votave. Me këto ndryshime do të ndryshohet edhe emir i Bankës Popullore në Banka e Republikës së Maqedonisë, do të krijohen zona financiare, tanimë përmes ligjit dhe jo si kategori kushtetuese, si dhe ndryshime të tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *