Home / Lajme / Maqedoni / Propozim-ligji për arsim sipëror në debat të komisionit në Kuvend

Propozim-ligji për arsim sipëror në debat të komisionit në Kuvend

9 janar-Pika e tetë në rend dite është Vendimi statutor për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit “Sh. Cirli i Ohrit”-Manastir (faza e parë)

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet seancë e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport, në të cilën në lexim të dytë duhet të shqyrtohet Propozim-ligji për arsim sipëror.
Seanca e Komisionit duhej të mbahet dje, por u shty për një ditë në pritje të propozimeve të reja dhe për përmirësim eventual të propozim-ligjit për arsim sipëror.

Kryetarja e Komisionit Olga Najdenovska deklaroi se shkaku i vetëm për anulimin është t’u japim kohë për sugjerime lidhur me pakon e reformave arsimore.
Në rend dite do të jenë shtatë propozim ligje në lexim të dytë: për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsim fillor, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim sipëror. Propozim ligjin për Akademinë për mësimdhënës, Propozim ligjin për mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme, Propozim ligjin për trajnim dhe testim të drejtorit të shkollave fillore, të mesme, shtëpive studentore dhe universitetit të hapur studentor për mësim të përjetshëm dhe Propozim ligjin për institucionet e arsimit sipëror për arsimin e kuadrove mësimdhënëse në edukimin parashkollor, arsim fillor dhe të mesëm (fakulteti pedagogjik).

Pika e tetë në rend dite është Vendimi statutor për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit “Sh. Cirli i Ohrit”-Manastir (faza e parë). /MIA/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *