Home / Lajme / Maqedoni / PRSD: Gruevski pranoi se opozita ka prova për kimet e pushtetit

PRSD: Gruevski pranoi se opozita ka prova për kimet e pushtetit

Shkup, 31 janar – Momentet më të vështira për shtetin që prej pavarësimit të tij.

Kështu e ka vlerësuar Partia e Re Social-Demokrate situatën e krijuar sot pas lajmit se MPB do të kallëzojë penalisht liderin e opozitës për spiunazh dhe për puç ndaj pushtetit.

PRSD thotë se aksioni i sotëm i policisë kundër liderit socialdemokrat është abuzim klasik me pushtetin, demonstrim i forcës dhe tentim i dëshpëruar të mbulohet e vërteta nga korrupsioni, pangopësia dhe qeverisja jodemokratike e këtij pushtetit.

“Nikola Gruevski në fjalimin e tij pranoi se opozita posedon prova për qeverisjen antikushtetuese dhe antiligjore të VMRO-DPMNE-së. PRSD i jep mbështetje të plotë LSDM-së dhe liderit të saj Zoran Zaev në zbardhjen e së vërtetës për këtë pushtet të korruptuar, kriminal, të pangopur dhe të dalëmendsh”, thuhet në deklaratën me shkrim të PRSD-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *