Home / Lajme / Rajon / Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

29 janar-
Për profesorin Riza Smaka, hapja e dialogut për qeveri teknike dhe aranzhimi i një kalendari të ri zgjedhor do të duhej të ndodhte pasi të jetë arritur paraprakisht një akordim politik për disa detyra, që duhet të kryhen nga qeveria aktuale.

Analistët e vlerësojnë të dështuar në fillim koalicionin PDK-LDK. Sociologu Fadil Makoku, duke arsyetuar të gjitha shkaqet e nxitjes së këtyre protestave të fundit, dhe mungesën e gatishmërisë politike për dialog në mes pozitës dhe opozitës për të gjetur një rrugëzgjidhje, nuk e përjashton fare rrezikun e rrëshqitjes së vendit në trazira.

Analisti Blerim Burjani, konsideron se qasja e shpejtë politike e Qeverisë aktuale për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara përgjatë një dekade e gjysmë mund ta shpëtojë vendin nga një katastrofë e zhvillimeve të padëshirueshme, shkruan “Kosova sot”.

“Unë kam thënë që kjo Qeveri e përbërë prej njerëzve të njëjtë, jo profesionalë dhe të panjohur për resorët që udhëheqin, nuk jep shpresë që shteti do të pësojë ndonjë ndryshim pozitiv”, tha ai.

Për profesorin Riza Smaka, hapja e dialogut për qeveri teknike dhe aranzhimi i një kalendari të ri zgjedhor do të duhej të ndodhte pasi të jetë arritur paraprakisht një akordim politik për disa detyra, që duhet të kryhen nga qeveria aktuale.

Shkurtimin e shpejtë të mandatit qeveritar të këtij koalicioni, Smaka e sheh si domosdoshmëri për shkak të tërheqjes publik të partnerëve të koalicionit nga zotimet zgjedhore, në saje të së cilave i ka marrë votat. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *