Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria kthen 1.7 milionë m2 tokë bujqësore në tokë ndërtimore

Qeveria kthen 1.7 milionë m2 tokë bujqësore në tokë ndërtimore

12 janar-Sipas vendimit, rreth 1.7 milionë metra katrorë tokë bujqësore është kthyer në tokë ndërtimore dhe si e tillë do të përfshihet në planin urbanistik të Ohrit.

Qeveria ka vendosur të kthejë një sipërfaqe gjigante toke bujqësore në tokë ndërtimore, për të ndërtuar zonën zhvillimore turistike në Ohër.

Vendimi është marrë dy ditë para përfundimit të vitit 2014 dhe ka hyrë në fuqi sapo është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Sipas vendimit, rreth 1.7 milionë metra katrorë tokë bujqësore është kthyer në tokë ndërtimore dhe si e tillë do të përfshihet në planin urbanistik të Ohrit.
Zona zhvillimore turistike do të ndërtohet në Lubanishtë të Ohrit.

Mediet raportojnë se pjesa më e madhe e kësaj toke u përket banorëve lokalë, të cilët kanë kundërshtuar që prona e tyre të tjetërsohet.

Ndërtimi i zonës turistike në Ohër ishte projekt i biznesmenit indian Subrata Roy, por pas burgosjes së këtij të fundit Qeveria tha se projekti do të realizohet me investitorë të tjerë.
© ZHURNAL.mk

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *