Home / Lajme / Maqedoni / Rama, i shoqëruar nga klerikë fetarë, merr pjesë në “Marshimin e Bardhë

Rama, i shoqëruar nga klerikë fetarë, merr pjesë në “Marshimin e Bardhë

11 janar-“Mbarë bota do të shohë se si njerëzit do të dalin në rrugë në përgjigje të vrasjes barbare të 12 njerëzve të mërkurën e shkuar. Por ndërkohë, ekstremistët e djathtë europianë po mobilizohen gjithashtu në antiprotesta dhe tanimë dy mjedise besimi të myslimanëve janë sulmuar. Kjo është ekzaktësisht çka vrasësit kërkuan: Përçarje dhe Frikë!”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Paris në “Marshimin e Bardhë” në nder të viktimave të sulmeve terroriste.

Në rrjetin social Faceboook, Rama ka postuar disa fotografi ku shihet të jetë i shoqëruar nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Velija si dhe nga klerikë të lartë të katër besimeve.

“Shqipëria e vëllazërisë fetare në homazhin për të vrarët ‪#‎VëllazëriJopërçarje‬ ‪#‎TolerancëJodhunë‬ ‪#‎ShpresëJofrikë”‬, ka komentuar Rama në Facebook.

Mësohet se Rama do të jetë i shoqëruar në këtë marshim nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministrin i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, përfaqësues së komuniteteve fetare dhe një grup gazetarësh.

Me anë të një postimi tjetër në rrjetin social “Facebook”, Rama ndër të tjera shkruan:

“Qindra mijëra do të marshojnë sot në rrugët e Parisit për të mbështetur vlerat e shkëlqyera të lirisë, barazisë, vëllazërimit – ti mund të jesh me ta atje përmes rrjetit botëror të solidaritetit online”.

“Mbarë bota do të shohë se si njerëzit do të dalin në rrugë në përgjigje të vrasjes barbare të 12 njerëzve të mërkurën e shkuar. Por ndërkohë, ekstremistët e djathtë europianë po mobilizohen gjithashtu në antiprotesta dhe tanimë dy mjedise besimi të myslimanëve janë sulmuar. Kjo është ekzaktësisht çka vrasësit kërkuan: Përçarje dhe Frikë!”

Kryeministri Rama shkruan gjithashtu se është koha e një zgjedhjeje të qartë mes urrejtjes përçarëse dhe unitetit për lirinë, barazinë, vëllazërimin.

“Është koha e një zgjedhjeje të qartë mes urrejtjes përçarëse dhe unitetit për lirinë, barazinë, vëllazërimin. Ky është momenti ynë për t’u përgjigjur në emër të shpresës dhe bashkëpunimit mes njerëzve mbi këto vlera të shkëlqyera e të panegociueshme”.

Po ashtu Rama dhe një grup gazetarësh do të zhvillojnë homazhe pranë redaksisë së revistës satirike “Charlie Hedbo” ku më 7 janar u sulmua nga dy persona, të cilët vranë 10 gazetarë dhe 2 policë.

Në marshimin e sotëm do të marrin pjesë edhe shumë lider të tjerë botërore, si Barack Obama, Devid Cameron, Matteo Renzi, Angela Merkel, por edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *