Home / Lajme / Maqedoni / RDK kërkon qeveri teknike për zgjidhjen e problemeve të Maqedonisë

RDK kërkon qeveri teknike për zgjidhjen e problemeve të Maqedonisë

Gostivar, 30 Janar – Kryetari i RDK-së Vesel Memedi ka takuar këshilltarët e lartë politik të Bashkimit Evropian në Shkup, Petra Andersson-Erhardy dhe Kamila Duda-Kawecka.

Në këtë takim Memedi njoftoi këshilltarët e lartë politik rreth rolit të RDK-së në zgjidhjen e shumë problemeve të mëdha që dita ditës po shtohen me një intensitet të madh në vend.

Kryetari i RDK-së Memedi njoftoi këshilltarët politik të Bashkimit Evropian se RDK-ja që nga themelimi i saj e deri më sot ka qenë avangarde në prezentimin e shumë ideve origjinale për tejkalimin e shumë problemeve serioze që ka kapluar këtë vend.

Zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë, si pengesë e madhe për kyçjen në strukturat euro-atlantike, nëpërmes qeverisë teknike, është ilustrim më i mirë i kontributit të RDK-së në zhvillimin shoqëror dhe rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Memedit, situata momentale nuk është tërrësisht identike me qeverinë e unitetit gjatë konfliktit të 2001, por më mirë të ndërmerren masa të duhura preventive në zgjidhjen e kësaj çështje dhe shumë çështjeve tjera që janë duke u akumuluar me një shpejtësi maramendëse.

Formimi i qeverisë së parë të vendit me në krye Klusevin ishte pikërisht një qeveri e ekspertëve ku sfida e rrugëtimit të shtetit ishte mjaft e vështirë. Prandaj, ideja e qeverisë teknike në zgjidhjen e shumë problemeve nuk është ide abstrakte, por shumë konkrete në tejkalimin e problemit të emrit me Greqinë, organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike si dhe zgjidhjen e shumë problemeve që dita ditës vetëm shtohen.

Memedi theksoi se ky pushtet e ka dëmtuar shumë zhvillimin e shoqërisë, por dhe të vet vendit në përgjithësi duke penguar lirinë e të shprehurit në të gjitha drejtimet e mundëshme. Ky dëmtim do të lë pasoja të rënda për shoqërinë për një periudhë të gjatë kohore. Këtë gjendje të rëndë që vet shteti i ka shkaktuar kësaj shoqërie, organizma të ndryshme shoqërore filluan me lëvizje si puna e protestave të studentëve rreth reformave të fundit në arsimin e lartë, protestat rreth lirisë së mediave, grevës së punonjësve arsimor të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe shumë lëvizjeve tjerra me intensitet më të vogël të reagimit.

Ai potencoi se të gjitha këto janë në drejtim të ngritjes së vetëdijes së shoqërisë në drejtim të zhvillimit të vendit nëpërmes mendimit kritik, debatit, dialogut, si instrumente të fuqishme të shëndetësimit të një shoqërie.

Këshilltarët e lartë politik të Bashkimit Evropian në vend theksuan se ato janë të gatshëm të ndihmojnë çdo vend që japin shenja se dëshirojn të përmirësojn gjendjen e vet shoqërisë dhe se vetëm në këtë mënyrë të gjitha shtetet kandidate për Bashkimin Evropian do të jenë gati t`i bashkangjiten kësaj familje të madhe Evropiane.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *