Home / Lajme / Maqedoni / Reagon Besiana Memedi ndaj lajmit “Kultura shqiptare barazohet me sërbët dhe romët”

Reagon Besiana Memedi ndaj lajmit “Kultura shqiptare barazohet me sërbët dhe romët”

4 janar-Përmes një demanti, ka reaguar këngëtarja Besiana Memedi, pas publikimit të lajmit në Tv Koha “Kultura shqiptare barazohet me sërbët dhe romët”.

Pas publikimit të lajmit me titull “Kultura shqiptare barazohet sërbët dhe romët”, të emituar në lajmet e Televizionit Koha më 2 janar të këtij viti, ka reaguar këngëtarja Besiana Memedi anëtare e komisionit për financim të festivaleve në kuadër të Ministrisë së Kulturës për projektet e viti 2015.
“Faktet në reagimin e ‘’’Tv Koha’’ dhe ‘’Radio Bleta’’ për Financimin e Projekteve Kulturore Shqiptare nga Ministria e Kulturës së R. Maqedonisë janë një manipulim ordiner, kurse adresa ku drejtohen këto akuza është totalisht e gabuar dhe tepër ofenduese. Faktet dëshmojnë se në asnjë mënyrë nuk është dhënë shenjë e barazimit për financim me kulturën serbe dhe rome, ndonëse edhe kërkesat e tyre kanë qenë shumëfish më të mëdha.
E mirëkuptoj reagimin e Tv Koha dhe Radio Bleta lidhur me mosfinancimin e festivalit ‘’Bletëzat’’ dhe mospërfshirjen në programin e kulturës financuar nga Ministria e Kulturës së R. Maqedonisë. Kjo kulturë e nëpërkëmbur me dhjetëvjetësha të tërë tani duhet rilindur dhe shteti i përbashkët duhet të bëjë investime kapitale në rimëkëmbjen e saj, mirëpo kur reagohet Publikisht së paku të dhënat statistikore duhet të jenë të sakta.
E para
Sivjet nuk janë ndarë 2%, por 19% për kulturën shqiptare në Maqedoni dhe ja cfarë tregon statistika nga 13.000.000.00 den mjete për pallate të kulturës, shoqata dhe individë, 7.000.000.00 den janë ndarë për projektet shqiptare apo 60% e buxhetit. Ndryshe, 90% e projekteve të aplikuesve shqiptar janë aprovuar.
E dyta
Unë personalisht kam votuar për financimin e festivalit ‘’Bletëzat’’ edhe pse si projekt ka patur mangësi në dokumentacion, andaj nuk është mirë që të më mvishen motive që unë në punën time profesionale nuk i marr parasysh kurr, sic thuhet e dhënies apo mosdhënies të shpërblimit të parë. Kjo ska patur fare të bëjë me financimin apo mosfinancimin e festivalit. Kanë qenë gërshërë të tjera që mund ta kenë hequr nga programi festivalin ‘’Bletëzat’’.
E treta
Po kështu është një pasaktësi e Televizionit Koha kur thotë se është financuar koncert i Shkodran Tolajt, kur një projekt i tillë nuk ka qenë fare në tavolinë e as që është dorëzuar nga burri im. Projekti për të cilin keqinterpreton Tv Koha, i takon Qendrës Informative Kulturore në Shkup ‘’Koncert i orkestrës Rexho Mulliqi me solistë Shkodran Tolaj, Alma Bektashi, Vikena Kamenica e Luan Durmishi’’.
Jam ithtare e reagimeve publike për cdo padrejtësi që po bëhet në shoqërinë tonë, mirëpo cdoherë objekti i kritikës duhet të jetë i fokusuar mirë, ashtu si dhe adresa ku dërgohet duhet të jetë e qartë e jo një pshtjellim emrash, faktesh e të dhënash që të gjitha të adresuara gabimisht”, qëndron në reagimin e Besiana Memedit.
Televizioni Koha duke respektuar të drejtën e demantit publikoi tërësisht reagimin e Besiana Memedit dhe për opinionin e gjërë Besianës i jep këtë përgjigje. Nuk është e saktë se teksti përmban fjalë ofenduese për Besianën apo për dikë tjetër që vendos për kulturën shqiptare. Besiana Memedi, thotë se ne kemi gabuar adresën dhe se kanë qenë gërshërë të tjera që mund ta kenë hequr nga programi financimin e festivalit “Bletëzat”. Atëherë le të tregojë Besiana Memedi se cila është adresa që duhet t`ju drejtohemi ne dhe cilët janë gërshërët që hoqën financimin e festivalit “Bletëzat”. Derisa në Ministrinë e Kulturës njeriu I dytë është shqiptarë dhe anëtarë të komisionit kishim një njohëse të mirë të muzikës dhe kulturës shqiptare si mund të mos e dijë adresën e tyre dhe gërshërët që prejnë financa për kulturën shqiptare. E dyta, Besiana Memedi thotë se nga 13 milion denarë mjete të ndara për pallate, shoqata dhe individë, 7 milion qenkan ndarë për projektet shqiptare. Apo sipas saj 60 përqind e buxhetit.Vallë I beson dikush kësaj statistike, le të tregojë botërisht Besiana dhe Behixhudin Shehabi sa mjete janë ndarë për financim të kulturës për vitin 2015 për të gjitha veprimtaritë kulturore dhe sa mjete nga mjetet e përgjithshme në përqindje u janë ndarë shqiptarëve.
Tv Koha vetëm në një pikë të reagimit të Besianës Memedit pajtohet kur thotë se dhjetëvjetësha të tërë tani duhet rilindur dhe shteti i përbashkët duhet të bëjë investime kapitale në rimëkëmbjen e saj”. Po është e vërtetë, por fakti që ky proces ende nuk është rilindur përgjegjësia së paku ju takon të zgjedhurve të popullit të cilët përfaqësojnë shqiptarët në Ministrinë e Kulturës dhe institucionet tjera shtetërore të Maqedonisë. Koha e rilindjes ka kaluar, por ne ende ngelemi me shpresë se ky proces do të rilind në një të ardhme të shpejtë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *