Home / Lajme / Maqedoni / Riaktivizohet greva e përgjithshme në arsim dhe kulturë në Maqedoni

Riaktivizohet greva e përgjithshme në arsim dhe kulturë në Maqedoni

11 janar-Sipas tij, në bisedimet me përfaqësuesit e Qeverisë nuk ka pasur kompromise, sidomos për rritjen e rrogave dhe heqjen e dënimeve për mësimdhënësit për rezultatet nga testimi ekstern.

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Maqedoni ka paralajmëruar grevë të përgjithshme më 20 janar.

Vendimi u miratua nga Këshilli i kësaj sindikata, ndërsa kërkesa e tyre është rritja e rrogave për 25 për qind. Greva është vendosur për shkak të dështimit të bisedimeve me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale.
Kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov theksoi se greva do të jetë klasike që nënkupton se mësimdhënësit do të jenë në vendet e punës por nuk do të realizojnë procesin edukativo arsimor dhe se ajo do të zgjas deri në arritjen e një zgjidhje të pranueshme.
Sipas tij, në bisedimet me përfaqësuesit e Qeverisë nuk ka pasur kompromise, sidomos për rritjen e rrogave dhe heqjen e dënimeve për mësimdhënësit për rezultatet nga testimi ekstern.

“Kërkojmë rritjen e pagës për 25% , të argumentuara me shumë dëshmi ku konstatojmë se në këto veprimtari duhet të ritet paga për këtë përqindje”, deklaroi Nedelkov. Greva e tillë ishte paralajmëruar në shtator të vitit të kaluar, por ajo u prolongua, pas bisedimeve midis qeverisë dhe sindikatës dhe nisjen e një dialogu social, që rezultoi pa sukses. Me ndryshimet e ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm, Ministria e Arsimit parasheh zëvendësimin e përkohshëm të të gjithë mësimdhënësve që përfshihen në greva, me qëllim të mos humbjes së procesit mësimor. Por, kundër këtij vendimi SASHK theksoi se do të reagoj ashpër, duke ftuar solidarizim dhe mbikqyrje ndërkombëtare. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *