Home / Lajme / Maqedoni / Rogat e drejtorëve, varësisht nga rezultatet

Rogat e drejtorëve, varësisht nga rezultatet

26 janar- Drejtori përgjigjet me pagesën e gjobës në lartësi prej 20, 10 ose 5% nga rroga e tij bazë, në periudhë prej 3 muajsh, dhe për mosrealizimin e vlerave vjetore të synuara të treguesve kyç”, tha Nikola Todorov, Ministër i Shëndetësisë.

Rrogat e drejtorëve nëpër institucionet shëndetësore publike do të varen nga rezultatet e institucioneve që ata drejtojnë. Me ndryshimet e fundit në ligjin për mbrojtje shëndetësore, është vendosur një sistem që do të numërojë arritjet e institucioneve publike.

“Drejtorët e institucionit shëndetësor janë të obliguar të organizojnë dhe sigurojnë përpunim të vazhdueshëm të të dhënave që nevojiten për matjen e treguesve kyç të suksesit, dhe të sigurojnë futjen e këtyre të dhënave në sistemin e integruar informatik, më së voni deri më datën 5 të çdo muaji, për muajin e kaluar. Drejtori përgjigjet me pagesën e gjobës në lartësi prej 20, 10 ose 5% nga rroga e tij bazë, në periudhë prej 3 muajsh, dhe për mosrealizimin e vlerave vjetore të synuara të treguesve kyç”, tha Nikola Todorov, Ministër i Shëndetësisë.

Vlerësimi i punës së institucioneve shëndetësore publike do të bëhet 4 herë në vit. Nëse institucioni i njëjtë shëndetësor, për dy vite me radhë tregon sukses, atëherë për të gjithë të punësuarit do të ketë rritje pagash prej 10 % të pagës minimale, në një periudhë tremujore, si stimul për sukses. Sanksionet ndaj drejtorëve që nuk do punojnë sipas dinamikës, do të nisin të zbatohen nga viti i ardhshëm. Sistemi për tregim të balancuar të arritjeve aplikohet në institucionet shëndetësore publike që prej vitit 2013. Sipas rezultateve fillestare të prezantuara sot, në mesin e klinikave, më mirë ka punuar klinika për gastro-entero-hepatologji, kurse nga shtëpitë e shëndetit, më e suksesshme ka qenë Shtëpia e shëndetit në Valandovë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *