Home / Lajme / Maqedoni / Romer: Arsimi me gjoba nuk mund të jetë funksional

Romer: Arsimi me gjoba nuk mund të jetë funksional

27 janar-Me këtë rast ai u shpreh se është e domosdoshme që ti jepet shans qeverisë dhe SASHK-ut që të mund të arrijnë një zgjidhje. Sipas tij situata akoma nuk ka arritur në qorr-sokak, tha ai.

Konfederata Evropiane e Sindikatave të Arsimit mbështet grevën e punonjësve të arsimit në Maqedoni dhe bën thirrje për dialog mes Qeverisë dhe Sindikatës për realizimin e kërkesave të saj. Martin Romer theksoi se dialogu social nuk ka mbetur në qorr sokak dhe se ka hapësirë për të, duke shtuar se në asnjë sistem në botë nuk funksion kështu si në Maqedoni, të rritet cilësia e arsimit duke gjobitur dhe dënuar mësimdhënësit.

“Ne jemi të informuar se si kanë ecur gjërat deri më tani. Bazuar në këtë, e mbështesim SASHK-un në kërkesat e saj. Maqedonia ka përgatitur një model i cili bie ndesh me profesorët dhe konsideroj se nuk bëhet fjalë për vendim të mirë. Jemi këtu për dialog social dhe për t’i dhënë mundësi dy palëve që të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë. Madje të gjitha palët e përfshira duhet të jenë pjesëmarrës në proces. Askund në Evropë dhe në botë, në asnjë sistem, arsimi nuk funksionon me gjoba. Ky është koncept i padobishëm, pasi që gjobat nuk janë as zgjidhje as mundësi”, tha Martin Romer, Kryetar i KESA-së.

Ndërkaq, kryetari i sindikatës së arsimit Jakim Nedellkov theksoi se bojkoti i përgjithshëm vazhdon dhe se sindikata që ai udhëheq pret mbështetje më të madhe.

“Shumë herë e kam thënë dhe po e them se bojkoti i përgjithshëm i SASHK-ut vazhdon, ne shkojmë në vendet e punës por nuk i kryejmë obligimet. Edhe kolegët tonë të cilët janë në bojkot, nuk marrin pjesë në testimin ekstern. Po e them prapë, ne jemi në bojkot të përgjithshëm. Kemi dëshmi ku kemi dhënë se jemi pro testimit ekstern, por kundër gjobave dhe shpërblimeve. Mund t’ju tregojmë kur të doni se SASHK-u asnjëherë nuk i ka mbështetur këto masa”, u shpreh Jakim Nedellkov, Kryetar i SASHK-ut.

Nga Sindikata e Arsimit njoftuan se gjatë ditës do të mbajnë mbledhje për të shqyrtuar situatën e deritanishme, presionet, kërcënimet dhe bojkotin. Kreu i Konfederatës Evropiane të Sindikatave të Arsimit Martin Romer, sot kishte zhvilluar takim edhe me Ministrin e Arsimit Abdilaqim Ademi dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, para të cilëve kishte shpalosur sugjerimet e tij për dialog social.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *