Home / Lajme / Maqedoni / Rrugët pastrohen pas reagimeve të mediave dhe qytetarëve

Rrugët pastrohen pas reagimeve të mediave dhe qytetarëve

6 janar-E njejta gjë ndodhi edhe me qeverinë e Maqedonisë, të cilët falë alarmit nëpër mediume filluan të kërkojnë llogari nga njeriu i i parë i ndëmarrjes publike Rrugët e Maqedonisë. Është mirë që zyrtarët reagojnë në bazë të kronika televizive por do të ishte edhe më mirë sikur ata të kryejnë punën e tyre në kontinuitet dhe njëherë e përgjithmonë të hiqet një fjali nga zhargoni i tyre kur thuan se “në dhjetor na befasoi koha e ligë

Këtë dimër reshjet e borës me 30 centimetra trashësi kanë zënë të papërgatitur edhe autoritetet lokale edhe ato qendrore.Dështuan në pastrimin e rrugëve edhe atë që në fillim të sezonit dimëror. Deri më tash për këtë situatë nuk ka marrë përgjegjësi askush dhe nuk është iniciuar ndonjë procedurë për asnjë person përgjegjës as nga institucionet qendrore por as ato lokale. U deshën një sërë kronikash televizive, lajme dhe reagime të qytetarëve që autoritetet e dy niveleve të përveshin krahët dhe të punojnë në teren për të mënjanuar borën. Pas kronikave të publikuara në Tv Koha dhe media tjera, komuna e Tetovës pikërisht ka pastruar rrugët të cilët kanë qenë pjesë e kronikave televizive. E njejta gjë ndodhi edhe me qeverinë e Maqedonisë, të cilët falë alarmit nëpër mediume filluan të kërkojnë llogari nga njeriu i i parë i ndëmarrjes publike Rrugët e Maqedonisë. Është mirë që zyrtarët reagojnë në bazë të kronika televizive por do të ishte edhe më mirë sikur ata të kryejnë punën e tyre në kontinuitet dhe njëherë e përgjithmonë të hiqet një fjali nga zhargoni i tyre kur thuan se “në dhjetor na befasoi koha e ligë”.Kështu sot në mëngjes, ekipet punuese për pastrimin e dëborës me asistencën e njësisë policore në Tetovë, bënë pastrimin e borës së grumbulluar në rrugën Mehemet Pashë Deralla apo rrugën e Spitalit Klinik të Tetovës. Aksioni i pastrimit filloi në orët e hershme të mëngjesit kur kishte edhe fluks më të vogël të trafikut rrugor. Edhe përpos thirrjeve të vazhdueshme të autoriteteve komunale, që qytetarët mos të parkojnë veturat e tyre në bulevarde dhe rrugë të prioritetit të lartë siç është kjo e fundit, disa nga automjetet e parkuara pamundësuan pastrimin e plotë të dëborës së grumbulluar.Gjatë ditës së sotme ekipe të NPK Tetova, do të bëjnë trajtimin me kripë mekanike të trotuarëve dhe hapësirave publike ku qarkullojnë kalimtarët, edhe atë kryesisht në pjesën qendrore të qytetit.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *