Home / Lajme / Maqedoni / Rufati:Në Tetovë 6 foshnja kanë vdekur në vitin 2014

Rufati:Në Tetovë 6 foshnja kanë vdekur në vitin 2014

16 janar-“Në vitin 2014, nga gjithsej 2.400 foshnja kanë vdekur vetëm 6. Për këto 6 foshnja nuk mund të them se cila janë shkaqet e vdekjes, sepse në këtë moment nuk i kam të dhënat, por mund të them se numri i foshnjave të vdekura në repartin tonë shënon ulje me 0.2 %”, tha mjeku Rufati.

Këtyre ditëve nëpër disa ueb portale është liferuar një lajm që ka shkatuar panikë tek qytetarët e Tetovës, ku thuhet se në Tetovë gjatë vitit 2014 kanë vdekur 100 foshnja. Edhe pse lajmi thirret në burime të mjekëve, megjithatë Televizioni Koha sot ka bërë një hulumtim dhe arriti të marrë prononcim në lidhje telefonike nga kryeshefi i repartit të Gjineokologjisë në Spitalin e Tetovës Nagip Rufati për të mësuar të vërtetën e vdekshmërisë së foshnjave. Sipas tij, numri i fëmijëve të cilët kanë vdekur në këtë repart gjatë vitit 2014 është 6 apo 2.51 përqind që është përqindje e njejtë me vdekshmërinë e foshnjave në vendet e Bashkimit Evropian. “Në vitin 2012 në repartin tonë kanë lindur 2386 foshnja, ndërsa kanë vdekur gjashtë apo 2.51 përqind. Në vitin 2013 kanë lindur 2378 fëmijë ndërsa kanë vdekur 3 fëmijë apo 1.2 përqind dhe në vitin 2014 kanë lindur 2389 fëmijë dhe kurse kanë vdekur 6 fëmijë apo 2.51 përqind.Nuk ka rritje të vdekshmërisë së fëmijëve në Tetovë dhe rrethinë”, shprehet Rufati. Ai madje thekson se me këta shifra Tetova është në nivelin me vdekshmërinë e foshnjave edhe në shtetet evropiane. “Ky numër është në pajtueshmëri me standaret e Bashkimit Evropian dhe vdekshmëria në disa shtete të BE-së është edhe më e madhe dhe për këtë arsye mund të them se Spitali Klinik I Tetovës dhe reparti I Gjinekologjisë I plotëson të gjitha standardet e duhura për lindje në kushte normale”, tha Rufati. Në ndërkohë sipas shifrave të spitalit të Tetovës në vitin 2012 numri i shtatzanive të dështuara ka qenë 145 dhe 47 aborte jo të plota, kurse në vitin 2013 abortet spontane tregojnë një tendencë të rritjes dhe kanë qenë 168 aborte dhe 42 aborte spontane jo të plota. Ndërkaqë, duke patur parasysh se bëhet fjalë për një lajm mjaft të ndjeshëm, Tv Koha ka shfletuar edhe shifrat e vdekshmërisë të foshnjave në nivel të shtetit në bazë të entit shtetëror për statsitikë. Sipas shifrave zyrtare të publikuara për vitin 2013 vdekshmëria e foshnjave të lindura në Tetovë nuk dallon nga qytetet tjera më të mëdha në vend. Qyteti i Tetovës ndodhet pas Shkupit dhe Kumanovës për vdekshmërinë e foshnjave, kurse në këtë shifër është edhe Çairi ,e 15 foshnja të vdekura. Në bazë të një raporti për vitin 2013 të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë, qëndron se qyteti i Shkupit është në vendin e parë me foshnjat e vdekura ku gjithsej janë regjistruar 66.Kumanova bashkë me Likovën ndodhet në vendin e dytë edhe atë 16 në Kumanovë, ndërsa në Likovë katër foshnja kanë vdekur gjatë lindjes. Në bazë të raporti të entit në Tetovë gjithsej në 2013 kanë vdekur 15 foshnja, një në Tearcë, tre në Zhelinë,një në Vrapçisht, një në Jegunoc, kurse në Bogovinë dhe Bërvenicë asnjë foshnjë nuk ka vdekur. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *