Home / Lajme / Maqedoni / Salla e këshillit në Tetovë si në filma horor (VIDEO)

Salla e këshillit në Tetovë si në filma horor (VIDEO)

Tetovë, 29 Janar – Gjendjen në të cilën ndodhet kjo sallë e ka konfirmuar edhe kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Hisen Xhemaili, i cili tha se objekti i komunës së Tetovës është shumë i vjetër, kurse ka marrë premtime nga administrata e komunës së kjo sallë do të rregullohet këtë vit.

Salla ku mbahen mbledhjet e këshillit të komunës është në gjendje katastrofale, njofton Televizioni Koha

Papastërtia, merimanga pothuajse në çdo skaj, një tepih me dhjetëra vite i vjetër janë pamjet ku në çdo muaj të paktën mbahet nga një seancë e këshillit të komunës. Krahas kësaj, kjo sallë daton që nga vitet e ish-sistemit komunist dhe nuk është bërë asnjë ndërhyrje, përveç kufjeve për përkthim të seancave të këshillit nuk është bërë asnjë rikostruim, raporton Televizioni Koha.

Gjendjen në të cilën ndodhet kjo sallë e ka konfirmuar edhe kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Hisen Xhemaili, i cili tha se objekti i komunës së Tetovës është shumë i vjetër, kurse ka marrë premtime nga administrata e komunës së kjo sallë do të rregullohet këtë vit, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, në çdo skaj të sallës ku mbahen mbledhjet hasen mbeturina të drurit, pranë dritareve ka mbetje nga disa riparime të vogla që janë bërë, kurse merimangat janë vetëm dekor i sallës. Këto pamje që i regjistroi Televizioni Koha gjatë ditës së sotme mund të vërehen vetëm në filma horor. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *