Home / Lajme / Maqedoni / SASHK e vendosur, greva do të vazhdojë në arsim

SASHK e vendosur, greva do të vazhdojë në arsim

23 janar-Ai tha se përkundër shpekulimeve, greva po zhvillohet në Likovë, Gradsko, Qendër, Çair, Butel, Karposh, Kisela Vodë, Gazi Babë, Sopishtë, Studeniçan, Saraj, Haraçinë, Tetovë, Çuçer Sandevë, Tearcë, Zhelinë, Gostivar, Strumicë, Dibër, Manastir, Kumanovë, dhe në shumë komuna e vendbanime tjera.

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Maqedoni (SASHK) sot ka shpalosur qëndrimet e saj më të reja për grevën në arsim, duke konfirmuar se ajo do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme,edhe përkundër presioneve nga ana e pushtetit ndaj mësimdhënësve dhe fushatës ndaj kryetarit të saj.

Kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov sot theksoi se të gjithë mësimdhënësit që janë në grevë të hënën nuk do të zbatojnë testin ekstern për nxënësit e vitit të katër të shkollave të mesme, edhe pse sipas tij pushteti po bën presion për mbajtjen e tyre.

“Ne e dijmë se këtyre mësimdhënësve po u bëhen presione pse janë në grevë, dhe se u kërkohet që të zbatojnë testet. Por ne u themi Jo. Të gjithë ata që janë në grevë nuk do të kryejnë detyrat e tyre për testet eksterne. Askush nuk guxoj që ti urdhëroj ata për të punuar, as edhe për testet eksterne”, theksoi Jakim Nedelkov.

Ai tha se qasja e disa mediave ndaj grevës është jokorrekte dhe joprofesionale.Sipas tij, po udhëhiqet një fushatë e paparë për të treguar një fotografi të rrejshme se po mbahet grevë vetëm në Kumanovë dhe Strumicë, gjë që siç tha ai nuk është e vërtetë.

Nedelkov tha se organizatat sindikale evropiane janë të tmerruara nga ajo që po ndodhë në Maqedoni sidomos nga presioni i pushtetit. “Të gjithë kryetarët e komunave dolën duke kërkuar që prindërit të çojnë fëmijët në shkollë. Kryetarët e këtyre komunave sollën vendim, merrreni me mend që Sindikata të mos mbajë grevë. Ata me këtë po del se kanë drejt që të shkelin Kushtetutën dhe ligjet e kontratave kolektive. Kush ia dha këtë të drejtë. Ne po regjistrojmë gjithçka dhe këto veprime apo akte nuk do të vjetrohen. Të gjithë ata që shkelin ligjin do ti ndjekim ne”, theksoi Nedelkov.

Ai tha se përkundër shpekulimeve, greva po zhvillohet në Likovë, Gradsko, Qendër, Çair, Butel, Karposh, Kisela Vodë, Gazi Babë, Sopishtë, Studeniçan, Saraj, Haraçinë, Tetovë, Çuçer Sandevë, Tearcë, Zhelinë, Gostivar, Strumicë, Dibër, Manastir, Kumanovë, dhe në shumë komuna e vendbanime tjera.

Sipas tij, presionet janë shtuar dhe se po ndjehet rritja e nervave tek pushteti qendror dhe ai lokal. Nëpër shkolla ka presione dhe kërcënime për largime nga puna dhe dënime prej 1500 euro për shkollat që zhvillojnë mësim. “Zot na ruaj nuk dijnë ata se çfarë nuk bëjnë”, theksoi kreu i Sindikatës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *