Home / Sport / Seferi: Do ta nokautoj Glowackin

Seferi: Do ta nokautoj Glowackin

Është bërë matja zyrtare e boksierëve Nuri Seferi dhe polakut Krzystof Glowacki. Matje shumë interesante dhe nuk kanë kaluar edhe pa tensione sportive, siç ndodh gjithmonë në sporte luftarake.

Nuri Seferi peshon 90.00 kg, kurse Krzystof Glowacki 89.25 kg. “Kam ardhur këtu për të fituar. Kam mbështetjen e madhe të kombit tim dhe nesër në mbrëmje dua që t’i gëzoj të gjithë me fitore”.

“E di që për të fituar ndeshjen me pikë do të jetë shumë vështirë. Jam i përgatitur për 12 runde por besoj se ndeshjen do ta përfundoj para kohe”, tha Nuri Seferi, transmeton BotaSot.

Përballja mes këtyre boksierëve zhvillohet sonte pas orës 21.00, në palestrën e sportit të qytetit Torun. Meç i vlefshëm për kategorinë ‘cruseir’ në versionin WBO. Seferi bokson kundër numrit një në botë dhe në rast të fitores sigurisht se do të futet në luftë për titullin e botës, ndaj gjermanit Marc Huck.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *