Home / Lajme / Maqedoni / Selmani: Vendimi i Gjykatës së Apelit për Kezharovskin është jo i drejtë

Selmani: Vendimi i Gjykatës së Apelit për Kezharovskin është jo i drejtë

16 janar-Sipas tij, vendimi ka për qëllim të tregojë se Gjykata mishërohet me Kazhrovskin me atë që ia uli dënimin, ndërsa kalkulime të tilla janë të papranueshme dhe edhe një ditë dënim me burgim për një gazetar të pafajshëm është dënim i madh i cili shkakton dëm të madh ndaj lirisë së fjalës dhe lirisë së mediave.

Vendimi i Gjykatës së Apelit në rastin me gazetarin Tomisllav Kezharovski është jo i drejtë, për shkak se Gjykata në vend që të ndajë drejtësi dhe ta lirojë gazetarin e pafajshëm, vendosi të bëjë kalkulime politike. Vendimi nuk i drejtohet vetëm kundër një gazetari por kundër lirisë së gazetarëve, deklaroi sot para Gjykatës kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani.

“Gjykata e Apelit nuk arriti ta korrigjojë dëmin që e shkaktoi Gjykata Themelore me të cilin Kezharovski u dënua me 4,5 vjet burgim. Vendimi i vetëm i drejtë që mund ta miratonte Gjykata e Apelit ishte aktvendimi për lirim, e jo ulje e dënimit në dy vite. Me këtë vendim jo të drejtë Gjykata në vend që të ndajë drejtësi vendosi të bëjë kalkulime politike. Në vend që gjatë vendosjes për lëndën të mbajë llogari për të drejtat e një gazetari të pafajshëm, i cili nuk bëri asgjë të keqe por zbuloi keqpërdorim në punën e institucioneve publike, vendosi ta shpëtojë fytyrën e atyre që bënë vlerësim të gabueshëm para dy viteve se mbyllja e një gazetari në Maqedoni mundet ashtu lehtë të kalojë”, tha Selmani duke e kumtuar qëndrimin e SHGM-së, Sindikatës së pavarur të Maqedonisë dhe Këshillit inicues liri për Kezharovskin.

Sipas tij, vendimi ka për qëllim të tregojë se Gjykata mishërohet me Kazhrovskin me atë që ia uli dënimin, ndërsa kalkulime të tilla janë të papranueshme dhe edhe një ditë dënim me burgim për një gazetar të pafajshëm është dënim i madh i cili shkakton dëm të madh ndaj lirisë së fjalës dhe lirisë së mediave.

Tamara Çausidis nga SPGPM tha se me gjykimin e Kezharovskit është dënuar e gjithë gazetaria dhe kërkoi nga gazetarët por edhe nga i gjithë opinioni që të solidarizohen në luftën për gazetari profesionale. “Edhe në interes të opinionit, të njeriut të vogël, të drejtësisë dhe të vërtetës është që të luftojmë për gazetari më profesionale, të përgjegjsjme e cila i formëson keqpërdorimet nga pozicioni i fuqisë”, tha Çausidis.

SHGM, SPGPM dhe Këshilli inicues paralajmëruan protestë të re para Gjykatës së Apelit të martën.

Paraprakisht edhe Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) njoftoi se ashpër e kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin gazetari Tomisllav Kezharovski është dënuar në dy vite

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *