Home / Lajme / Botë / Sërish terror në Paris, një person hap zjarr, dy të vdekur. 5 gra e fëmijë merren peng

Sërish terror në Paris, një person hap zjarr, dy të vdekur. 5 gra e fëmijë merren peng

9 janar-Dyshohet se personi i armatosur ka edhe eksploziv me vete. Policia franceze nuk ka bërë të ditur identitetin e tij, por ka dhënë një detaj të rëndësishëm: Ky person është jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Alarmi në Paris është zhvendosur në një tjetër zonë, ku një person i armatosur, pasi ka hapur zjarr dhe ka vrarë dy persona, ka marrë peng 5 të tjerë, mes të cilëve gra dhe fëmijë.

Një burrë i armatosur me dy kallashnikovë, ka marrë pesë persona peng, mes tyre gra dhe fëmijë, bëjnë të ditur mediat lokale franceze.

Personi i armatosur është autor i vrasjes së një oficereje policie mëngjesin e të enjtes dhe plagosjen e kolegut të saj.

Dyshohet se personi i armatosur ka edhe eksploziv me vete. Policia franceze nuk ka bërë të ditur identitetin e tij, por ka dhënë një detaj të rëndësishëm: Ky person është jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Forcat speciale të policisë tashmë janë ndarë në dy zona. Në atë të rrethimit të dy autorëve të dyshuar të masakrës së “Charlie Hebdo” dhe në këtë pengmarrje. Zona është evakuuar, ndërsa qarkullimi në zonë është ndërprerë plotësisht.
/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *