Home / Sport / Shkëndija gjashtë ndeshje kontrolluese në Antali

Shkëndija gjashtë ndeshje kontrolluese në Antali

23 janar-Sa i përket sezonit pranveror, unë si gjithmonë jam optimist, pres një Shkëndijë të vërtetë si që dëshirojnë pronarët dhe tifozët tanë, besoj në shumë fitore dhe në përmirësim të pozitës momentale” tha Adrian Kozniku.

Takim me gazetarë në të cilën u fol për punën e bërë gjatë afatit kalimtar, planet për përgatitjet në Antali dhe pritjet në sezonin pranveror.

“Tani më të gjithë e dijnë se Shkëndija pretendon të rritet ngadalë në një kolektiv të mirëfilltë profesional dhe kjo sigurisht se kërkon kohë. Ne jemi duke punuar për të çuar klubin në rrugën e duhur dhe në këtë periudhë kemi tentuar të përforcohemi me lojtarë kualitativ në pozitat ku kemi pasur nevojë, ndërsa vlerësojmë se në këtë moment kemi konkurencë të shëndoshë dhe të paktën nga dy futbollistë në çdo pozitë. Tani duhet që ekipi të komponohet në ndeshjet që do të zhvillojmë në Antali, ku jemi munduar të zgjedhim kundërshtarët sipas nevojës tonë. Fillimisht me ekipe kushtimisht thënë më të lehta, ndërsa dy ndeshjet e fundit do jenë me rival kualitativ. Në të njëjtën kohë cilësia e kundërshtarëve është zgjedhur në bazë të nivelit të cilësisë që shpesh kemi përballë në ndeshjet e para të kualifikimeve në Ligat Evropiane. Besoj të shfrytëzojmë si duhet këtë periudhë dhe të jemi gati për të realizuar planet në vazhdim të kampionatit” tha Nebi Mustafi.
Shkëndija nga 13 janari ka nisur aktivitetet, fillimisht me kontrolle mjekësore, ndërsa më pas me seanca stërvitore. Kështu do të vazhdohet deri të dielën, ndërsa të hënën (26 janar) udhëtohet për në Antali ku do të qëndrohet për 20-të ditë dhe përveç stërvitjeve të rregullta do të zhvillohen 6 ndeshje kontrolluese. Ndërkohë ndryshim i vogël në orarin e ndeshjeve kontrolluese të KF Shkëndija në Antali. Më 30.01.2015 në vend të Dordoi-t nga Kyrgyzstani, Shkëndija do të përballet me kampionin e Turkmenistanit, Altyn Asyr. Së shpejti pritet të mësohet emri i rivalit të fundit për miqësoren e 15.02.2015, pasi takimin kontrollues e anuloi FV Pohang Steelers nga Korea Jugore. “Ne si klub tentojmë të realizojmë me përpikmëri plan-programin e hartuar prej më parë. Përgatitjet sipas planit i nisëm më 13 janar dhe ditët e para kishim testime të ndryshme mjekësore dhe fizike. Ngadalë kemi kapur rritmin e punës dhe kështu do të vazhdojmë deri më 25 janar. Nga 26 janari shkojmë në Antali ku vazhdojmë përgatitjet, ndërsa përveç seancave të rregullta stërvitore do të zhvillojmë 6 ndeshje kontrolluese. Këto takime pres që të na shërbejnë për të komponuar ekipin dhe për të gjetur formën optimale. Kemi shumë futbollistë të ri në skuadër, kryesia ka sjellë përforcime në pozitat ku kemi menduar se kemi nevojë dhe unë si trajner pres që angazhimet e reja të vërtetojnë kualitetin dhe potencialin e tyre. Shumica janë emra të njohur që kanë pas vete karrierë të pasur dhe ne do të ishim të kënaqur nëse vazhdojnë rendimentin e tyre pozitiv edhe në skuadrën tonë. Dua me këtë rastë të falemenderoj kryesinë dhe pronarin e klubit z. Lazim Destani që bënë të mundur të kemi në skuadër një lojtar të kalibrit të Idrissou-t, për të cilin është e tepërt të flitet dhe nga ai presim që përveç të jetë përforcim i madh për ne, gjithashtu të jetë shembull për tjerët Besoj të përgatitemi mirë në Antali dhe të gatshëm të presim fillimin e kampionatit. Sa i përket sezonit pranveror, unë si gjithmonë jam optimist, pres një Shkëndijë të vërtetë si që dëshirojnë pronarët dhe tifozët tanë, besoj në shumë fitore dhe në përmirësim të pozitës momentale” tha Adrian Kozniku.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *