Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi 2014’ vazhdon edhe këtë vit

Shkupi 2014’ vazhdon edhe këtë vit

25 janar-Nga LSDM kërkuan që nëse nuk realizohen këto kërkesa, atëherë të paktën të ndërtohet trafik nëntokësorë në qendër të Shkupit që kushton 50 milion euro e prej të cilit Koce Trajanovski, sipas LSDM-së, është dorëzuar në llogari të luksit.

Projekti kundërthënës qeveritar “Shkupi 2014” nuk ka përfunduar në vitin 2014-të. Sipas Lidhjes social-demokrate ky projekt i pa fund vazhdon edhe këtë vit ndërsa autori i tij është po i njëjti- Nikolla Gruevski, por dallon vetëm zbatuesi pasi këtë herë është kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski. Sipas LSDM-së, në vitin 2015-të, përmes qytetit për projektin “Shkupi 2014” do të shpenzohen 46 milion ero. Do të jepen mjete për rrotën panoramike, fasada të reja barok dhe ndërtesa, për shatërvanë dhe shesh si dhe për një karusel të ri.

18 MILION EURO PËR RROTË PANORAMIKE
10 MILION PËR NDËRTESË NË BAROK TË NP “UJËSJELLËSI DHE KANALIZIMI”
6.8 MILION EURO PËR FASADA TË REJA BAROK TË NDËRTESAVE NË QENDËR TË QYTETIT
5 MILION PËR SHATËRVANË TË RINJ DHE SHESHE
4,3 MILION EURO PËR GARAZHIN E PAPËRFUNDUAR NË KAT “DAME GRUEV”
1,3 MILION EURO PËR PËRFUNDIMIN E SHTËPISË SË RE TË QYTETIT
325.000 EURO PËR GARAZHET NË KAT
250.000 EURO PËR ILUMINIMIN E PËRMENDOREVE DHE SHATËRVANËVE
200.000 EURO PËR KARUSEL TË RI

Nga LSDM thonë se qytetarët e Shkupit kanë prioritete tjera shumë më të mëdha sesa andaj propozojnë që mjetet të destinohen për qëllime tjera.

“Financim të masave të jashtëzakonshme për uljen e ndotjes së ajrit, shkollë të re të mesme në Aerodrom, ujësjellës për ato pjesë të qytetit që ende nuk marrin ujë nga ujësjellësi qendrorë, subvencioneve për efikasitet energjetik, transport falas publik për studentët çdo ditë dhe ndërtimin e stacionit filtrues”, tha Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

Nga LSDM kërkuan që nëse nuk realizohen këto kërkesa, atëherë të paktën të ndërtohet trafik nëntokësorë në qendër të Shkupit që kushton 50 milion euro e prej të cilit Koce Trajanovski, sipas LSDM-së, është dorëzuar në llogari të luksit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *