Home / Lajme / Rajon / Shpend Ahmeti: “Pastrimi” është uzurpuar nga njerëz të LDK-së

Shpend Ahmeti: “Pastrimi” është uzurpuar nga njerëz të LDK-së

16 janar-“Kemi mbetur në mes të dy familjeve, atje e kemi vëllanë e Kamishit që e mbyll deponinë kur do se thotë se nuk janë paguar borxhet, e këtu e kemi një person që ka qenë asamblistë i LDK-së, dhe ka hequr dorë për t’u bërë drejtor i ‘Pastrimit’, për shkak të konfliktit të interesit”, ka thënë Ahmeti, transmeton gazeta Blic.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Interaktiv të KTV-së ka folur edhe për përplasjen e fundit me LDK-në në asamblenë komunale, në lidhje me kompaninë “Pastrimi”.

Ai e ka quajtur këtë një uzurpim të ndërmarrjes nga ana e disa individëve të LDK-së. Ahmeti ka thënë se drejtori i kësaj ndërmarrje, Feim Salihu është shkarkuar dhe vendimi sipas tij është valid.

“Salihu le ta kontestojë atë në Gjykatë. Por i bëj ftesë që ai ta lirojë vetë zyrën, për ndryshe Policia do të duhej të shkonte në zyrë për ta larguar atë. Ne kemi bërë shkresë zyrtare në Policisë për këtë gjë dhe i bëjë thirrje publike policisë që të përgjigjet në këtë shkresë”, ka thënë Ahmeti.

Në lidhje me këtë rast, Ahmeti ka thënë se është në mes të dy familjeve.

“Kemi mbetur në mes të dy familjeve, atje e kemi vëllanë e Kamishit që e mbyll deponinë kur do se thotë se nuk janë paguar borxhet, e këtu e kemi një person që ka qenë asamblistë i LDK-së, dhe ka hequr dorë për t’u bërë drejtor i ‘Pastrimit’, për shkak të konfliktit të interesit”, ka thënë Ahmeti, transmeton gazeta Blic.

Ajo që do të ndodh, sipas Ahmetit është se dëshirojnë ta shpallin konkursin për një drejtor i cili i plotëson kriteret. Deri atëherë ushtrues detyre do të jetë Alban Krasniqi i Vetëvendosjes, teksa ka mohuar se po përsëritet e njëjta rrugë e vënies së njerëzve në pozita drejtuese.

“Alban Krasniqi është dëshmuar edhe në KQZ si një person parimor, dhe me të do të sigurohemi se do të ketë një proces transparentë dhe ta përgatit terrenin për të zgjedhur një drejtor kompetent. Ai nuk do të garojë për drejtor të ‘Pastrimit’ në konkursin që do të hapet”, ka thënë Ahmeti. “Edhe ashtu, unë se kam atë djalë të tezës, por na bashkon kauza për një Kosovë më të mirë”, ka thënë Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *