Home / Lajme / Maqedoni / Sindikata e Arsimit e vendosur për grevën e 20 janarit

Sindikata e Arsimit e vendosur për grevën e 20 janarit

17 janar – Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASH) ka theksuar se vendimi për grevën e përgjithshme në arsim në Maqedoni është i prerë.

Kryetari i kësaj sindikate, Jakim Nedelkov deklaroi sot se askush dhe asgjë nuk mund t`i zmbraps ata nga vendimi për të zhvilluar grevë më 20 janar, përveç pranimit të plotë të kërkesave të tyre.

Sipas tij, mbi 87% e anëtarësisë janë “pro” mbajtjen e grevës, ndërsa të paktë janë ata që janë kundër.

Ai ka shprehur qëndrimin se kërkesat e SASHK janë kërkesa sociale.

“Nëse deri më 20 janar nuk na ofrohet plotësimi i kërkesave që SASHK-u i dorëzoi ministrit, kjo do të thotë se më 20 janar jemi në grevë. Asgjë nuk mund të na hamendësojë për vazhdimin e negociatave. Ne negociuam 3 muaj deri më 31 dhjetor nga 2 janari deri më sot, nuk kemi dialog social, përkundrazi kemi presione të mëdha për kundërshtimin e organizimit të grevës”, deklaroi Nedelkov.

Ai hodhi poshtë zërat se greva bëhet për shkak të rizgjedhjes së tij në krye të Sindikatës, pasi Kongresi i SASHK-ut sipas tij është larg, në muajin tetor. Ai ka akuzuar edhe disa mësimdhënës që kanë keqpërdorur qëllimet dhe thirrjen e grevës.

“Ata që kundërshtuan dje, me deklaratat e tyre shterpe si megafonë në dorë të dikujt tjetër, nuk kanë bërë asgjë përveç rritjes së besueshmërisë së tij në krye të Sindikatës”, theksoi kreu i SASHK, Jakim Nedelkov. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *