Home / Lajme / Maqedoni / Skandal:Pyetja në gjuhën shqipe-përgjigjet maqedonisht

Skandal:Pyetja në gjuhën shqipe-përgjigjet maqedonisht

30 janar-Pyetja ka të bëjë me përcaktimin e Kongresit të Affabetit të gjuhës shqipe.Pyetja është shkruar në gjuhën shqipe kurse në përgjigjet ku duhet të rrethohen janë të shkruara në gjuhën maqedonase.Deri më tash asnjë zyrtarë nga Ministria e Arsimit nuk ka dalur me qëndrim zyrtarë rreth këtij skandali.

Skandalet me testimin ekstern nuk kanë fund. Skandali i radhës përkon dhe është në vijë me reagimet e nxënësve të cilët bojkotojnë provimin pasi që në një pyetje në testimin ekstern pyetja është në gjuhën shqipe, kurse përgjigjet që duhet të rrethohen janë në gjuhën maqedonase. Pyetja ka të bëjë me përcaktimin e Kongresit të Affabetit të gjuhës shqipe.Pyetja është shkruar në gjuhën shqipe kurse në përgjigjet ku duhet të rrethohen janë të shkruara në gjuhën maqedonase.Deri më tash asnjë zyrtarë nga Ministria e Arsimit nuk ka dalur me qëndrim zyrtarë rreth këtij skandali.

Është formuar sot nga nxënësit e Gjimnazit të Tetovës, plenumi i nxënësve, i cili, sipas tyre, përkrahet edhe nga nxënës të shkollave të tjera të Tetovës dhe të Gostivarit, ndërsa ka për qëllim, protestimin kundër testimit ekstern, si dhe shpalosjen e kërkesave për ndryshime në testimin ekstern, siç janë rregullimi i disa pyetjeve të testit si dhe lokacioni i mbajtjes së tij.Kryetare e plenumit është zgjedhur Blerina Demiri, nxënëse e Gjimnazit të Tetovës.Në mesin e kërkesave të këtyre nxënësve, si më kryesore është vendi i mbajtjes së testit, dhe ndryshimi i disa pyetjeve të cilat, sipas nxënësve, nuk korrespondojnë me materialin mësimor të tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *