Home / Lajme / Rajon / Spanjë:Rrëzohet helikopteri me drogë –Piloti shqiptar

Spanjë:Rrëzohet helikopteri me drogë –Piloti shqiptar

29 janar-
“Majori që drejtonte helikopterin e nisur nga Maroku, ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura, ishte graduar në vitin 2009”, u shpreh Rama, pa dhënë detaje rreth identitetit të këtij personi.

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Kuvend se Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare është njoftuar se Garda Spanjolle ka rrëzuar një helikopter me drogë, në bordin e të cilit ishte pilot një major i Forcave tona të Armatosura.

“Majori që drejtonte helikopterin e nisur nga Maroku, ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura, ishte graduar në vitin 2009”, u shpreh Rama, pa dhënë detaje rreth identitetit të këtij personi.

Ndërkohë, mediat spanjolle e kanë raportuar së fundmi këtë ngjarje, duke saktësuar se në bordin e helikopterit ndodheshin dy persona, njëri spanjoll dhe tjetri i huaj, të cilët transportonin 30 pako hashash.

Helikopteri i ngarkuar me drogë është përplasur me një shtyllë tensioni në Cortes de la Frontera të Malagës. Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së martë, sipas gazetave ‘Diario Sur’ dhe ‘Malaga Hoy’.

Autoritetet kanë gjetur në helikopter rreth 30 pako hashash, por ende nuk është saktësuar sasia në kilogramë pasi hetimi po vazhdon.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *