Home / Lajme / Maqedoni / Studentët dhe profesorët serish në mbrëmje para Parlamentit

Studentët dhe profesorët serish në mbrëmje para Parlamentit

14 janar-“Ky vend këtu është vendi ku është vrarë autonomia e Universitetit,dhe si gjatë çdo vrasjeje ka edhe vend krimit. Me këtë rast, parlamentin e Maqedonisë e shpall si vendngjarje krimi”, tha Vlladimir Dellov, Pllenumi Studentor.

Studentë, profesorë dhe qytetarë, e quajtën parlamentin e Maqedonisë, gjatë një proteste, si “vend të krimit”. Sipas tyre, ndryshimet mbi Ligjin për Arsim të Lartë që pritet të votohen nga deputetët nuk janë asgjë tjetër përveç se një vrasje e autonomisë universitare dhe demokracisë në vend. Nga Plenumi Studentor paralajmëruan përshkallëzimin e revoltës, deri në okupim të hapësirave publike.

“Ky vend këtu është vendi ku është vrarë autonomia e Universitetit,dhe si gjatë çdo vrasjeje ka edhe vend krimit. Me këtë rast, parlamentin e Maqedonisë e shpall si vendngjarje krimi”, tha Vlladimir Dellov, Pllenumi Studentor.

“Do të duhet që të vazhdojmë më tej të krijojmë presione në çdo mënyrë të mundshme d.m.th nëse beteja institucionale do na dëshpërojë atëherë do të ndërmarrim masa të tjera. Parlamenti është këtu për ne dhe e ka patjetër të na dëgjojë, por nëse ai është e shurdhët, atëherë e kemi patjetër të ndërmarrim masa drastike siç është okupimi i hapësirave publike, organizim protestash më masive, radikalizim të tyre etj”, u shpreh Bojan Makovski, student.

Përfaqësuesit e Plenumit Studentor pyetën hapur ministrin e Arsimit Abdilaqim Ademi se a duhet që gjatë dhënies së provimit shtetëror nëpër universitete, të marrin me vete edhe librezat partiake, apo ato t’i përdorin vetëm për punësim.

“Nëse miratohet ky ligj, prej nesër mund t’i braktisim universitetet dhe të marrim diploma, personalisht nga Abdilaqim Ademi pasi ai të na parashtrojë 5 pyetje, si në provim. Pyesim ministrin por edhe Qeverinë, a të marrim librezë partiake gjatë dhënies së provimit shtetëror apo t’i marrim ato vetëm gjatë intervistave për punë… Autoritetet nuk guxojnë të jenë absolute, dhe për këtë shkak ne do të bojkotojmë, do të bllokojmë dhe do të okupojmë”, deklaroi Ana Neshovska, Pllenumi Studentor.

Plenumi Studentor ftoi të gjithë studentët por edhe qytetarët, që gjatë orëve të mbrëmjes të dalin para parlamentit dhe në formë simbolike, të mbajnë homazhe për “varrimin” e arsimit të lartë në Maqedoni

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *