Home / Lajme / Rajon / Studentët protestojnë para Rektoratit

Studentët protestojnë para Rektoratit

29 janar-Nga ana e tij, rektori Ramadan Zejnullahu, ka kërkuar që të takohet me këtë grup protestuesish, por që këta të fundit kanë refuzuar atë, duke vlerësuar se komunikimi mund të bëhet vetëm me media.

Rreth 50 studentë, po qëndrojnë para dyerve të rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se do t’i mbështesë protestuesit derisa të realizohen kërkesat e tyre.

Nga ana e tij, rektori Ramadan Zejnullahu, ka kërkuar që të takohet me këtë grup protestuesish, por që këta të fundit kanë refuzuar atë, duke vlerësuar se komunikimi mund të bëhet vetëm me media.

Driton Luma kandidat për student në drejtimin stomatologji, ka thënë se për 4 pikë nuk ka mundur të regjistrohet në drejtimin e lartpërmendur.

“Kam kandiduar në degën e Stomatologjisë, dhe s’jam pranuar për katër pikë, dhe nuk kam mundur të regjistrohem, ne do të vazhdojmë protestat deri në realizimin e kërkesave tona.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se refuzimi për një takim me rektorin Zejnullahu nga ana e protestuesve, është i arsyeshëm, raporton Indeksonline. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *