Home / Lajme / Maqedoni / Studentët sërish do të protesojnë kundër provimit shtetëror

Studentët sërish do të protesojnë kundër provimit shtetëror

22 janr-“Ivanov nuk kishte guximin për t`i vënë veto këtij ligji. Ne si studentë jemi të gatshëm për të shprehur revoltën tonë sërish edhe ate më ndryshe”, thuhet në reagimin e plenumit studentor.

Studentë dhe profesorë nga dy organizimet Plenumi Studentor dhe ai i Profesorëve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kanë reaguar lidhur me vendimin e presidentit të vendit Gjorgje Ivanov për dekretimin e ligjit për arsimin e lartë, që parasheh aplikimin e provimit shtetëror.

“Ivanov nuk kishte guximin për t`i vënë veto këtij ligji. Ne si studentë jemi të gatshëm për të shprehur revoltën tonë sërish edhe ate më ndryshe”, thuhet në reagimin e plenumit studentor. Ata kanë theksuar se po zhvillojnë konsulta për hapat e mëtejshëm për të shprehur pakënaqësitë lidhur me ndryshimet e Ligjit për arsimin e lartë.

Ivanov dje dekretoi Ligjin për arsimin e lartë, duke vlerësuar se këtë e ka bërë pas konsultave të gjëra me profesorë dhe studentë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *