Home / Lajme / Botë / Sulm me granatë dhe armë ndaj Taip Erdoganit!

Sulm me granatë dhe armë ndaj Taip Erdoganit!

02 Janar – Mediet vendase raportojnë se granata nuk shpërtheu dhe nga ngjarja nuk pati të lënduar. Ndërkohë policia njoftoi se autori i ngjarjes u arrestua në Dolmabahce Palace në Stamboll.

Sulmet ndaj kreut të shtetit turk nuk janë më vetëm me fjalë, por në ditën e parë të vitit shënohet edhe incidenti i parë. Një person lëshoi një granatë dhe qëlloi disa herë me armë në zyrën e Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

Mediet vendase raportojnë se granata nuk shpërtheu dhe nga ngjarja nuk pati të lënduar. Ndërkohë policia njoftoi se autori i ngjarjes u arrestua në Dolmabahce Palace në Stamboll.

“Ne e dimë identitetin e tij dhe lidhjet që ai ka, por nuk duam që t’i bëjmë publike. Ai ka qenë për disa kohë edhe në burg”, tha shefi i policisë së Stambollit, Selami Altiok.

Autori kishte një armë automatike, dy granata të tjera dhe një bombë artizanale. Policia dhe oficerët e sigurisë, disa prej të cilëve ishin të veshur me kostume të kuq ceremonial në nder të themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturkut, rrethuan zonën.

I dyshuari u dërgua polici, ndërsa një ekip bëri të mundur shpërthimin e kontrolluar të granatës. Por lidhur me ngjarjen ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *