Home / Lajme / Botë / Sulm terrorist në Tel Aviv, theren 12 pasagjerë në autobuz

Sulm terrorist në Tel Aviv, theren 12 pasagjerë në autobuz

Jerusalem, 21 janar – Policia në Izrael ka bërë të ditur se një palestinez ka therur me thike 12 pasagjerë të një autobuzi, 4 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Policia ka arrestuar sulmuesin, ndërsa ngjarjen ndodhur në kryeqytetin izraelit Tel Aviv e ka cilësuar një sulm terrorist paleztinez. Ndërkaq, kanë dalë të dhënat e para për sulmuesin, që sipas policisë izraelite mësohet të jetë një palestinez 23-vjeçar nga qyteti Tulkarem i Bregut Perëndimor.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, nga Gaza ka reaguar organizata e Hamas, e cila ka përshëndetur sulmin në Tel Aviv duke e cilësuar ‘heroik dhe kurajoz./Shqiptarja/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *