Home / Lajme / Maqedoni / Temperatura të mëngjesit deri në -17

Temperatura të mëngjesit deri në -17

8 janar-Në orën 7 janë matur -16 gradë në Berovë, -15 në Tetovë, -14 në Kumanovë dhe Mavrovë, -13 në Manastir dhe Kriva Pallankë, -12 në Shkup – Petrovec dhe Prilep, -11 Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi dhe Lazaropolë, -10 Shtip, Ohër, Kavadar, Strumicë, Vinicë dhe Krushevë, -9 në Pretor, -8 në Gjevgjeli dhe deri në 06 në Dojran.

Gjithkund në Maqedoni sot në mëngjes është shumë ftohtë. Temperatura e matur më e ulët e ajrit lëvizte nga -17 gradë në Berovë deri në -8 në Gjevgjeli, ndërsa në Dojran janë matur -7 gradë dhe shkaktoi ngrirje të Liqenit të Dojranit, deri në 2 centimetra thellësi, kumtoi Drejtoria për Punë hidrometrologjike.

Në orën 7 janë matur -16 gradë në Berovë, -15 në Tetovë, -14 në Kumanovë dhe Mavrovë, -13 në Manastir dhe Kriva Pallankë, -12 në Shkup – Petrovec dhe Prilep, -11 Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi dhe Lazaropolë, -10 Shtip, Ohër, Kavadar, Strumicë, Vinicë dhe Krushevë, -9 në Pretor, -8 në Gjevgjeli dhe deri në 06 në Dojran.

Në orën 7 lartësia e shtresës së borës në Mavrovë ishte 48 centimetra, 36 në Lazaropolë, 25 në Krushevë, 22 në Pozharane, 20 në Gjurishte, 14 në Pretor, 13 në Ohër, 11 në Topolçan, 10 në Tetovë, 8 në Manastir, 6 në Prilep dhe Kriva Pallankë, 5 në Shkup-Zajçev Rid dhe 4 në Shkup-Petrovec dhe Pozhar.

DPHM kumtoi se moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ftohtë me mjegull mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 4 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 1 gradë.

Edhe të premten do të mbajë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë me rritje të lehtë. Në ditët e fundjavës do të ketë rritje të konsiderueshme të temperaturave. Të shtunën dhe të dielën nga fundit i ditës është e mundur paraqitja e shiut lokal. Ndryshim i dukshëm i motit pritet të dielën gjatë natës dhe të hënën me erë të përforcuar veriore, ulje e ndjeshme e temperaturave dhe reshje kryesisht të borës. /MIA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *