Home / Lajme / Maqedoni / Testimi ekstern pjesërisht realizohet në Tetovë

Testimi ekstern pjesërisht realizohet në Tetovë

26 janar- Pikërisht për shkak të grevës Ministria e Arsimit ka angazhuar mbikqyrës të testimit në ato shkolla ku është mbajtur. Në gjimnazin e Tetovës profesorëtë të cilët janë pjesë të sindikatës ishin në vendet e tyre të punës por nuk kanë qenë pjesë as e procesit mësimorë dhe as e testimit ekstern, tv Koha.

Testimi esktern në Tetovë është mbajtur në shkollën e mesme Tekstile dhe në Bujqësore.Ndërkaq, nxënësit e shkollës së mesme të gjimnazit të Tetovës nuk kanë pranuar që të hyjnë në testim edhe pse i njejti ishte parashikuar të mbahej në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në ndërkohë në shkollën e mesme të Mjekësisë pjesërisht nxënësit kanë hyrë në testimin ekstern. Kështu testimi ekstern në Tetovë është relizuar pjesërisht për shkak të grevës së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës.

Pikërisht për shkak të grevës Ministria e Arsimit ka angazhuar mbikqyrës të testimit në ato shkolla ku është mbajtur. Në gjimnazin e Tetovës profesorëtë të cilët janë pjesë të sindikatës ishin në vendet e tyre të punës por nuk kanë qenë pjesë as e procesit mësimorë dhe as e testimit ekstern.

Testimi ekstern nga një pjesë e nxënësve është mbajtur në shkollën e mesme të Bujqësisë. Profesorët thanë se ata janë në grevë dhe nuk e dijnë se çka është duke u bërë me testimin.Ditë më parë edhe një pjesë e madhe e profesorëve shqiptarë në shkollën bujqësore iu bashkangjitën grevës së SASHK-ut, ndërsa mësohet se profesorët maqedonas mbajnë mësim dhe nuk iu përgjigjen thirrjeve të sindikatës për grevë.

Në shkollën e mesme Tekstile nxënësit e kanë mbajturë testimin ekstern mirëpo të pranishëm në këtë testim nuk kanë qenë profesorët pasi që ata janë duke e mbajturë respektuar grevën.
Pjesërisht testimi është mbajtur edhe në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *