Home / Lajme / Maqedoni / Tetova qyteti më i ftohtë natën e kaluar, temperatura rekord në minus 19 gradë

Tetova qyteti më i ftohtë natën e kaluar, temperatura rekord në minus 19 gradë

2 janar-Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjikë, temperaturat në të gjitha qytetet kanë qenë disa gradë poshtë zeros.

Tetova natën e shkuar ka qenë qyteti më i ftohtë, me temperaturë rekord: -19 gradë Celsius.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjikë, temperaturat në të gjitha qytetet kanë qenë disa gradë poshtë zeros.

Më pak ftohtë ka qenë në Gjevgjeli, ku temperatura ka zbritur vetëm në -4 gradë Celsius.

Gjatë ditës së sotme, moti pritet të jetë me diell dhe me temperatura nga -6 deri në 3 gradë Celsius

Në Shkup pritet mot i ngjashëm me temperatura deri -1 gradë Celsius.

Tabela e qyteteve me temperaturat e natës:

Tetovë -19 gradë Celsius
Manastir -18 gradë Celsius
Shkup (Petrovec) -16 gradë Celsius
Shkup (Zajçev Rid) -13 gradë Celsius
Kumanovë -12 gradë Celsius
Ohër -11 gradë Celsius
Strumicë -10 gradë Celsius
Gjevgjeli -4 gradë Celsius.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *