Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari shet veshken(bubregun) 70.000 euro

Tetovari shet veshken(bubregun) 70.000 euro

25 Janar – Nje tetovar ne nje portal per shitblerje ka postuar nje shpallje ne te cilen shet veshken per cmim fiks 70.000 euro.

Viteve të fundit kemi qenë dëshmitar të lajmërimeve ku persona të caktuar i kanë shitur veshkat e tyre, ndërsa një rast i tillë para dy ditëve u paraqit edhe në Maqedoni, në të cilin lajmërim qëndron se një tetovar e shet veshkën e tij për një çmim fiks prej 70.000 euro.
Edhe pse është e ndaluar me ligj shpallja e shitjeve të organeve të njeriut, megjithatë ka qytetarë që ende nuk kanë njohuri për këtë.Madje rasti i fundit është kur një tetovar ka publikuar një shpallje se shet veshkën për 70 mijë euro. Në arsyetimin tij të dhënë për mediat që e kanë kontaktuar ai ka thënë se këtë e bën sepse i duhen të holla. Por tetovari as që e ka pasur idenë se kjo është e ndaluar me ligj dhe dënimi është deri në tre vjet burg. Sipas ligjit organ mund të dhurohet por jo edhe të shitet. Por edhe këtu ligji është strikt. Për dhurues të organit mund të jetë, prindi, vëllau, motra apo eventualisht personi në kurorë. Shitja me të holla është e ndaluar dhe dënohet .Poashtu donator i organit nuk mund të jetë personi që nuk ka grup të njejtë të gjakut me pranuesin eventual. Qëllimi i ligjit është që në minimum të zvoglëohet mundësia e keqpërdorimit apo shitjes të organit të njeriut. Por edhe në rast se dikush shpreh dëshirë që t`i dhurojë dikujt organin, sipas ligjit duhet mendim i Odës së Mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Autoritetet e shoqatës së personave të sëmurë nga veshkët theksojnë se, që në kohën kur ka filluar transplantimi i organeve tentimet për të tregtuar në mënyrë ilegale me vëshkët shënojnë ulje. Sipas ligjit të citit 2011, është e ndaluar dhe e dënuar çdo marrje apo dhënie e kompensimit për shitje apo blerje të organeve, ndërsa ata që tregtojnë me organe dënimi për ata është së paku katër vite burg. Kështu në bazë të ligjeve pozitive në Maqedoni, shpalljet për shitje të organeve janë të ndaluara reptësisht dhe dënimi është deri në tre vite burg. Apelohet deri tek qytetarët që të mos gabojnë të shpallin shitje të organeve të tyre edhe nëse bëhet fjalë për ndonjë tallje, ngase dënimet janë rigoroze në këtë aspekt. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *