Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Protesta kundër testimit ekstern (VIDEO)

Tetovë: Protesta kundër testimit ekstern (VIDEO)

Tetovë, 27 janar – Albion Arifi, kryetar i këshillit protestues të Gjimnazit të Tetovës ka theksuar se ata janë duke protestuar për shkak se nuk ka kushte për mbajtjen e testimit ekstern.Sipas tij, edhe pse janë në numër të vogël, megjithatë në disa shkolla janë bërë presione që të mos dilet në protesta, raporton Televizioni Koha.

Nxënësit shqiptarë të vitit të katërt të Gjimnazit të Tetovës të përkrahur nga nxënësit e shkollës së mesme të Mjekësisë dhe të Ekonomisë, kanë bojkotuar testimin ekstern.

Albion Arifi, kryetar i këshillit protestues të Gjimnazit të Tetovës ka theksuar se ata janë duke protestuar për shkak se nuk ka kushte për mbajtjen e testimit ekstern.Sipas tij, edhe pse janë në numër të vogël, megjithatë në disa shkolla janë bërë presione që të mos dilet në protesta, raporton Televizioni Koha.

“Arsteyt teknike janë, përfshirja e materialit jashtëmësimorë dhe joplanprogramor, jo i mirë dhe joprofesional i pyetjeve, pyetje me karakter më të komplikuar se shkalla aktuale e dijenisë, shumica dërmuese e shkollave nuk kanë kapacitete hapësinore dhe teknologjike për realizimin e provimit ekstern, mungesa e kamerave të sigurisë, kopjimi me anë të telefonave me informatorë nga jashtë, kaos i madh i krijuar dhe bllok emocional që shkakton mospërgjigje të merituar dhe ngecje të nxënësve që ndoshta dijnë edhe më shumë”, tha ALbion Arifi, raporton Televizioni Koha.

Si në rastin e grevës së arsimtarëve poashtu edhe bojkotimin e testimit ekstern, janë shqiptarët ata të cilët kundërshtojnë, reagojnë dhe protestojnë, ndërsa komuniteti maqedonas qëndron i heshtur.Ata nuk janë në grevë dhe nuk janë kundër testimit ekstern, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *