Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Tentim grabitje në një market

Tetovë: Tentim grabitje në një market

24 Janar – Mbrëmë rreth orës 19.00 në Tetovë në rrugën “Andreja Stojanovski” në marketin “Juprom” dy persona ende të panjohur kanë kryer tentativë vjedhje

Mbrëmë rreth orës 19.00 në Tetovë në rrugën “Andrja Stojanovski” në marketin “Juprom” dy persona ende të panjohur kanë kryer tentativë vjedhje.

Personat kanë hyrë në market dhe një prej tyre ka nxjerr armën dhe ia drejton punonjëses, duke kërkuar para, dhe pasi punonjësja ka kundërshtuar , grabitësi ia ka drejtuar armën drejt një blerësit , dhe më pas e ka goditur me armë në pjesën e pasme të kokës.

Menjëherë pas kësaj, dy personat ishin larguar nga marketi dhe kanë shkuar në drejtim të rrugës “Gjorçe Petrov”, kurse personi i lënduar I.I është transferuar në spitalin e Tetovës ku i është dhënë ndihma mjekësore. Inspektimin në vendin e ngjarjes e kanë kryer punonjësit në SPB-Tetovë, dhe janë marrë të gjitha masat për të gjetur autorët e ngjarjes

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *