Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi takim lamtumirës me ambasadorin e SHBA, Paul Wohlers

Teuta Arifi takim lamtumirës me ambasadorin e SHBA, Paul Wohlers

9 janar-Ambasadori Wohlers poashtu shprehi kënaqësinë e tij për kooperimin e shkëlqyeshëm të deritanishëm me komunën e Tetovës duke i uruar njëkohësisht kësaj të fundit shumë suksese në realizimin sa më të mirë të qëlimeve dhe aktiviteteve të saj në të ardhmen.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot realizoi takimin e lamtumirës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Paul Wohlers, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Republikën e Maqedonisë. Gjatë këtij takimi, kryetarja Arifi, shfrytëzoi rastin që në emrin e saj personal dhe në emër të të gjithë banorëve të komunës së Tetovës të falenderojë përzemërsisht ambasadorin Wohlers, “për punën dhe kontributin e tij të çmuar për forcimin e raporteve mes dy vendeve, angazhimin e tij në ndërtimin e një klime sa më të mirë bashkëpunimi, bashkëpunim i cili padyshim do të vazhdojë të kultivohet me intensitet të madh edhe në të ardhmen. Ambasadori Wohlers poashtu shprehi kënaqësinë e tij për kooperimin e shkëlqyeshëm të deritanishëm me komunën e Tetovës duke i uruar njëkohësisht kësaj të fundit shumë suksese në realizimin sa më të mirë të qëlimeve dhe aktiviteteve të saj në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *