Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Faji te qeveria për ngecjet

Thaçi:Faji te qeveria për ngecjet

16 janar-Në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike Kryetari Thaçi theksoi se PDSH ka ngritur vazhdimisht shqetësimet në këtë drejtim dhe se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë dhe kjo preventivë është Platforma e Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë, realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, procesin integrues, marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe tema të tjera me karakter politik.

Kryetari Thaçi në takim potencoi se çështja e cila të gjithëve na shqetëson është mungesa e perspektivës euroatlantike, që është një fenomen brengosës, duke theksuar se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë. Kryetari më tej theksoi se dështimet në proceset integruese të vendit janë frustuese për qytetarët dhe në këtë drejtim të gjithë jemi të zhgënjyer.

Në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike Kryetari Thaçi theksoi se PDSH ka ngritur vazhdimisht shqetësimet në këtë drejtim dhe se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë dhe kjo preventivë është Platforma e Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin. PDSH gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj të jetë konstruktive dhe nuk do të bëhet pengesë në asnjë moment, nëse qeveria i qaset me seriozitet premtimeve të veta.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se duhet të rikthehet dialogu i mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për të ardhmen e vendit, por se nga Qeveria e Maqedonisë varet nëse do t’i zbatojë reformat drejt rrugës së integrimeve euroatlantike.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *