Home / Lajme / Maqedoni / Trafikimi i emigrantëve në Maqedoni, bien në pranga edhe grekë e serbë

Trafikimi i emigrantëve në Maqedoni, bien në pranga edhe grekë e serbë

5 janar-Në rastin e parë, gjatë të shtunës në autostradën Kumanovë – Tabanoc është ndaluar një shtetas grek 66 vjeçari K.K nga Katerina e Greqisë, dhe se pas kontrollit të makinës së tij “BMW” janë gjetur tre emigrant afgan. Ata nuk po posedonin dokumente personale.

Policia e Maqedonisë ka ndaluar gjatë fundjavës një rrjet të trafikantëve të emigrantëve afrikano –aziatik. Në mesin e të ndaluarëve janë edhe dy grekë, një serb dhe një shtetas i vendit. Ata u kapën në disa raste derisa po transportonin emigrantë sirian dhe afgan.

Në rastin e parë, gjatë të shtunës në autostradën Kumanovë – Tabanoc është ndaluar një shtetas grek 66 vjeçari K.K nga Katerina e Greqisë, dhe se pas kontrollit të makinës së tij “BMW” janë gjetur tre emigrant afgan. Ata nuk po posedonin dokumente personale.

Në rastin e dytë është ndaluar një serb nga Nishi, ku në makinën e tij janë gjetur katër emigrantë ilegal nga Siria. Ndalesa dhe kontrolli i tij u bë në afërsi të tunelit në Demir Kapi.

Dhe në rastin e tretë është gjithashtu është kapur një 29 vjeçar grek me makinën e tij “Golf” ku po transportonte 5 sirianë. Ai u ndalua në afërsi të Velesit.

Rasti i fundit është kapja e 39 vjeçarit me inicialet I.A nga Llojani i Kumanovës, derisa po transportonte 12 emigrantë afgan me makinën e tij “Sharan”. Policia theksoi se ndaj këtyre personave janë ngritur masa paraburgimi prej 30 ditëve. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *