Home / Lajme / Maqedoni / Tribunë për luftën kundër trafikimit të njerëzve në Tetovë

Tribunë për luftën kundër trafikimit të njerëzve në Tetovë

30 janar-Sipas këshilltares për politikë në ambasadë Lora Bërns, tribuna në Tetovë është pjesë e aktiviteteve me të cilat duhet të përfshihen pesëmbëdhjetë qytete në Maqedoni.

Një tribunë kushtuar luftës kundër tregtisë me njerëz në organizim të ambasadës amerikane në Shkup u mbajt sot në ndërtesën e Vetëqeverisjes Lokale në Tetovë.

Sipas këshilltares për politikë në ambasadë Lora Bërns, tribuna në Tetovë është pjesë e aktiviteteve me të cilat duhet të përfshihen pesëmbëdhjetë qytete në Maqedoni.

“Presidenti i SHBA-së, Barak Obama e caktoi muajin janar si muaj kushtuar luftës me trafikimin e njerëzve dhe robërisë. Ky trafikim është gjëja më e keqe që një njeri mund t’ia bëjë një njeriu tjetër dhe sipas të dhënave tona në botë janë rreth 27 milionë njerëz të cilët janë viktima të robërisë moderne dhe viktima potencial të trafikimit me njerëz. Është i pranishëm në të gjitha vendet në botë dhe prandaj parandalimi dhe ngritja e vetëdijes për këtë dukuri janë pjesë e rëndësishme e luftës me tregti me njerëz. Ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë Maqedonisë në angazhimet e saj në ballafaqimin me tregtinë me njerëz, mbrojtjen e viktimave dhe dënimin e fajtorëve pasi që Maqedonia është burim, vend ku përfundojnë dhe tranzistojnë viktimat e trafikimit me njerëz”, deklaroi Bërns.

Në tribunën e sotme në Tetovë fjalime patën edhe përfaqësuesit e më shumë organizatave joqeveritare që punojnë në këtë problematikë, punonjës social dhe profesorë universitarë, ndërsa në publik kryesisht të pranishëm ishin nxënësit e shkollave të mesme si një prej kategorive më të rrezikuara dhe viktima të mundshëm të trafikimit me njerëz./Mia?

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *