Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon greva në arsim, ministria kërkon mbajtjen testeve eksterne

Vazhdon greva në arsim, ministria kërkon mbajtjen testeve eksterne

26 janar-Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se sot fillon testimi ekstern për nxënësit që përfundojnë vitin e tretë dhe të katërt shkollor në shkollat e mesme. Testimi ekstern do të zhvillohet gjatë periudhës nga 26 deri 30 janar. Kjo është konfirmuar edhe nga zyrtarët e kësaj ministrie, e cila ka kërkuar që shkollat të zbatojnë këtë detyrim.

Në gati shumicën e shkollave në Maqedoni po zhvillohet greva në arsim, edhe pse ajo po injorohet nga ana e pushtetit dhe mediave proqeveritare.

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) theksoi se greva po vazhdon në arsim dhe kulturë dhe se asaj për çdo ditë po i bashkëngjiten shkolla të tjera. Por nga ana tjetër, Ministria e Arsimit nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Së fundi grevës i është bashkëngjitur komuna e Kërçovës.

Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK theksoi se përveç shkollave në grevë janë edhe numri i madh i kopshteve për fëmijë dhe institucioneve kulturore.

“Ne vazhdimisht apelojmë, por është edhe obligim ligjor që dy partnerët social të zgjidhin problemet në tryezën e përbashkët. Për fat të keq kërkesa jonë për vazhdimin e bisedimeve po përballet me dyer të mbyllura. Nga 2 janari deri tani nuk kemi pasur asnjë kontakt me Ministrinë e Arsimit. Me ministrinë e Punës Sociale më herët kanë përfunduar negociatat, ndërsa me ministrinë e Kulturës nuk ka pasur asnjë takim, dhe kjo ka ndodhur më shumë se gjysmë viti”, deklaroi Nedelkov. SASHK kërkon heqjen e dënimeve për mësimdhënësit për shkak të testeve eksterne, por edhe rritjen e rrogave për 25 për qind.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se sot fillon testimi ekstern për nxënësit që përfundojnë vitin e tretë dhe të katërt shkollor në shkollat e mesme. Testimi ekstern do të zhvillohet gjatë periudhës nga 26 deri 30 janar. Kjo është konfirmuar edhe nga zyrtarët e kësaj ministrie, e cila ka kërkuar që shkollat të zbatojnë këtë detyrim.

Për shkak të kësaj situate të krijuar me grevën, nesër në Shkup do të qëndrojë kryetari i Konfederatës Evropiane për arsim, i cili do të takohet me kryeministrin Nikola Gruevski, ministrin e Arsimit Abdilaqim Ademi dhe ministra të tjerë.

Lidhur me grevën është prononcuar me një komunikatë edhe BDI, e cila ndër të tjera ka theksuar se greva ka nisur që kur në krye të ministrisë është kuadri i saj shqiptar.

“Është simptomatike fakti që SASHK-u, deri më tani, ka qenë përkrahës i politikave të MASH-it dhe Qeverisë, kurse prej muajit shtator 2014 qëndrimet e saj ndaj kësaj ministrie kanë ndryshuar, madje në disa raste janë shoqëruar me shantazhe dhe kërcënime. Ajo që na bën të dyshojmë ende më shumë dhe që tregon se SASHK ka qasje të dyfishtë, është fakti se pikërisht në tetor të vitit 2014, kur kishte rritje të rrogave me 4%, kjo organizatë sindikaliste ngulte këmbë në rritjen e rrogave. Nuk duam të besojmë, sido që kemi shumë arsye, që SASHK radikalizoi kërkesat e saj thjesht dhe vetëm sepse Ministria e Arsimit dhe Shkencës u mor nën drejtim nga një ministër shqiptar”, reagon BDI, duke bërë thirrje për fillimin e procesit mësimor dhe ndërprerjen e grevës.

SASHK ka reaguar ndaj kësaj deklarate, duke theksuar se BDI nuk ka nevojë që grevës ti jap ngjyrime etnike dhe se ministri aktual i arsimit nuk është fajtor, por një viktimë. Sindikata kërkon që kjo parti të mos lëshojë deklarata për përçarje etnike brenda sindikatës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *