Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon prezantimi i mundësive për investime para biznesmenëve indian

Vazhdon prezantimi i mundësive për investime para biznesmenëve indian

13 janar-Kryeministri Gruevsli në forumin e biznesit theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e orientuar drejt mbështetjes së biznesit dhe miqësisht e disponuar ndaj bashkësisë së biznesit, e hapur dhe e kapshme për kontaktim.

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski e vazhdon vizitën në Indi ku para biznesmenëve indian i prezanton mundësitë për investime në Maqedoni.

Tatimet e ulëta dhe risitë që u ofrohen investitorëve të huaj do të prezantohen para përfaqësuesve të kompanive indiane nga Kalkutë dhe Xhajpur.
Mbrëmë forumi i biznesit u mbajt në qytetin Çenai ku biznesmenët indian ishin të impresionuar nga kushtet e udhëheqjes së biznesit në Maqedoni dhe sinqeritetin e Qeverisë për bashkëpunim me investitorët e huaj potencial.

“Jam i impresionuar nga prezantimi i kryeministrit. Qeveria është miqësisht e orientuar drejt investuesve dhe e hapur për partneritete, beneficionet që i ofroni për zhvillim të biznesit, tatimet, volitshmëritë për trajnime dhe stërvitje janë shumë tërheqëse për kompanitë indiane. Puna kryesore e cila është thelbësore për biznesin është se Maqedonia mund të jetë bazë nga e cila do të arrihet deri te tregu 650 milionësh në tërë Evropën. Jam i kënaqur që pata mundësi të dëgjoj shumë punë pozitive dhe tërheqëse për mundësitë për investim të kompanive indiane në Maqedoni”, deklaroi Ashok.
Kryeministri Gruevsli në forumin e biznesit theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e orientuar drejt mbështetjes së biznesit dhe miqësisht e disponuar ndaj bashkësisë së biznesit, e hapur dhe e kapshme për kontaktim.

“Nëse ka ndonjë sfidë mundet lehtë të arrini deri te ndonjë drejtor, ministër edhe deri te kryeministri. Nëse vini dhe i vizitoni kompanitë e huaja të cilat kanë investuar, këtë do t’ua konfirmojnë ” theksoi Gruevski.
Ai theksoi se Maqedonia arriti progres të madh në reformën e Regjistrit qendror, Gruevski theksoi s eshteti është numër një në Evropë, në këtë shikim i 6-të në botë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *