Home / Lajme / Maqedoni / Veteranët e UÇK-së në Maqedoni të pakënaqur dhe të revoltuar

Veteranët e UÇK-së në Maqedoni të pakënaqur dhe të revoltuar

18 janar-Një numër i madh i veteranëve kanë shprehur pakënaqësia dhe revolta e mos përfshirjes së tyre në procesin e risocializimit, gjegjësisht punësimit të tyre gjatë këtyre 13 viteve me radhë.Sipas tyre këtë po e bënë BDI, edhe pse vite me radhë thirret si parti e luftës së 2001-shit.

Veteranët e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare në Maqedoni kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre.

Revolta e tilla ka shpërthyer tek veteranët e UÇK-së të komunës së Likovës dhe të Kumanovës, vatrës ku nisi konflikti i vitit 2001 dhe që ishte një nga frontet më të ashpra.

Një numër i madh i veteranëve kanë shprehur pakënaqësia dhe revolta e mos përfshirjes së tyre në procesin e risocializimit, gjegjësisht punësimit të tyre gjatë këtyre 13 viteve me radhë.

Sipas tyre këtë po e bënë BDI, edhe pse vite me radhë thirret si parti e luftës së 2001-shit.

Risocializimi dhe integrimi i pjesëtareve të UCK-së ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe ligjit për amnesti që shteti i Maqedonisë ka qenë i obliguar që ta realizojë brenda katër viteve për të cilën bashkësia ndërkombëtare i ka dhënë Maqedonisë 350 milionë euro.

“Revolta ka arritur kulmin me gjestin injorues të ish Komandantit të përgjithshem Ali Ahmeti, i cili ka pranuar kërkesën nga veteranët për takim me datë 05.01.2015, por nuk i është përgjigjur. Kjo i ka detyruar veteranët që në mbledhjen e mbajtur sot të marrin vendim që në javën e ardhshme në menyrë të organizuar të shkojnë në selin e BDI-së në Tetovë për të kërkuar me procedura të përshpejtuara punësimin e tyre . Nga kjo mbledhje i bëhet apel të gjithë bashkëluftetarëve të tyre që të përkrahin këtë iniciativë me qëllim të përmirësimit të kësaj padrejtësie që po vazhdon 13 vite me radhë”, thuhet në reagimin e veteranëve të UCK-së dega Kumanovë dhe Likovë

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *