Home / Lajme / Maqedoni / Veteranët e UÇK-së në Reçicë, kërkojnë takim me Ahmetin (VIDEO)

Veteranët e UÇK-së në Reçicë, kërkojnë takim me Ahmetin (VIDEO)

Tetovë, 31 Janar – “Kryetari ka bërë aksident. Kryetari, me shëndet nuk është mirë. Ne atij takimi nuk jemi tu i ik edhe ne mediume e keni pa, kjo është puna”, tha roja, transmeton Televizioni Koha.

Veteranët e Kumanovës, pavarësisht se Ali Ahmeti nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për takim, kanë shkuar sot në Selinë e BDI-së për takimin e paralajmëruar. Ata thonë madje, se nuk do të kthehen më në shtëpi, dhe do presin deri në realizimin e takimit.

“Kryetari ka bërë aksident. Kryetari, me shëndet nuk është mirë. Ne atij takimi nuk jemi tu i ik edhe ne mediume e keni pa, kjo është puna”, tha roja.
-Kryetari ku është?
-Në shpi është nuk do mundë të vjen.”, transmeton Televizioni Koha.

Por, veteranët shprehen të prerë në qëndrimin e tyre. Madje, në mosbesim të takimit, ata thonë se do të thërrasin edhe familjet e tyre, për t’u vendosur në grevë pranë selisë së BDI-së.

“Ne sot jemi këtu për ta respektua terminin që e kemi caktuar para 11 ditësh, më 20 janar. Ne kemi ardhur me shpresë se kjo do të zgjidhet. Është një kërkesë shumë e thjeshtë, shumë minimale, për tu punësuar. Nuk ka prapavijë politike, dhe ka ardhur koha që kjo padrejtësi të rregullohet një herë për gjithnjë dhe mos të lejmë hapësira për manipulime. Ne jemi të vendosur që deri në mbrëmje në mëngjes apo edhe një javë, deri sa të shërohet Ali Ahmeti kemi me e prit këtu, rrugëdalje tjetër nuk kemi. Nëse ka nevojë kemi me marr familjet tona këtu fëmijët baballarët nënat tona që në atë luftë kanë pjekur bukë nëpër bodrume dhe kanë ushqye ushtarët dhe kanë me ardh i gjithë populli nëse ka nevojë”, deklaroi Fejzulla Arifi, Koordinator i Këshillit të Veteranëve, transmeton Televizioni Koha.

“Ne kërkojmë dinjitet moral dhe identitet të cilin e kemi humbur. Kemi pasur krenari dhe kemi qenë krenar, sot jemi krenar por nuk kemi krenari. Pra e gjitha është ajo që tha ish pjesëtari dhe qëndrojmë në bindjet bashkë me ta”, u shpreh Xhevair Veliu, ish ushtar, transmeton Televizioni Koha.

Veteranët e luftës, rreth 200 syresh nga Kumanova, Tetova e Gostivari, i kërkojnë BDI-së që t’ju gjejë. Javë më parë, sikurse deklarojnë veteranët, vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti i ka premtuar përfaqësuesit të Veteranëve të Luftës nga rajoni i Kumanovës se do mbledhë ministrat në takim të përbashkët për këtë çështje, por si pasojë e aksidentit që pësoi, kabineti i tij kërkoi mirëkuptim për shtyrjen e takimit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *